Kredi jo standarde

Nëse të ardhurat e biznesit janë sezonale atëherë banka ofron për këto biznese fleksibilitetin e pagesës së kredisë në këste të çrregullta. Kështu gjatë sezonit të shitjeve në të cilin gjenerohen të ardhura më të larta planifikohen këste më të larta pagese të kredisë.

Kjo mënyrë pagese i jep një frymëmarrje këtyre bizneseve në kontrollin e likuditetit dhe të ardhurave të tyre.