Tokë Arë
1500.00 m2
Toka arë me sipërfaqe 1500m2, e cila ndodhet në Kutalli të qytetit të Beratit dhe gjendet në një distancë prej 350 m larg rrugës nacionale Berat-Fier, e cila lidhet shumë shpejtë me këtë rrugë, rreth 400 m nga qendra e fshatit dhe 16 km nga Ura Vajgurore. Rruga dytësore që të shpie në pronë është e pa asfaltuar. Hyrja kryesore e saj realizohet ne anën lindore me akses të drejtëpërdrejte me rrugën dytësore. Prona shtrihet në një reliev fushor dhe ka formën e një drejtëkëndëshi të rregullt. Ajo kufizohet nga pasuri fqinje, por nuk eshte e rrethuar.
Prona mund të perdoret për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore.