Transfero pagën në ProCredit Bank dhe përfito 30 euro shpërblim

10/21/2025

Na gjeni në zemër të Vlorës!

ProCredit Bank ka hapur dyert e degës së saj më të re në Vlorë dhe e feston këtë moment me një ofertë ekskluzive për klientët e rinj.
Nëse hap një llogari të re personale dhe kalon pagën tënde në ProCredit Bank, mund të përfitosh një shpërblim prej 3,000 Lekë ose 30 Euro. 

Kush e përfiton?

Çdo klient i ri që:

  • Hap një llogari të re personale në degën e Vlorës;
  • Transferon pagën në ProCredit Bank.

Ju do të keni dy përfitime: 30 euro bonus + Mastercard për pagesa përmes kartës suaj fizike ose portofolit digjital përmes Apple Pay apo Google Pay.

Përfito nga kjo mundësi deri më 31 dhjetor 2025.

Hap Llogari në ProCredit

 

Detaje të tjera sqaruese: Bonusi përfitohet në llogarinë ku merret paga dhe në monedhën e pagës. Shpërblimi i fituar i nënshtrohet tatimit 15% sipas legjislacionit në fuqi dhe do të kreditohet automatikisht në llogarinë tënde rrjedhëse, brenda datës 10 të muajit pasardhës, pas kalimit të pagës në bankë. Për klientët që hapin më shumë se një llogari, komisionet për llogaritë e tjera do të aplikohen sipas kushteve standarde të bankës.
Paketa Bazë për Pagamarrës do të ketë komision 0 për një vit, ku përfshihet komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë, lëshimi, mirëmbajtja e kartës, platforma online dhe shumë të tjera. 
Për detaje të tjera vizitoni Listën e
Çmimeve për Klientë Individë.

Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
www.procreditbank.com.al