ProConnect

Kredi për Makina Elektrike

ProConnect – Rrjeti Juaj Digjital i Biznesit

ProCredit Bank lançoi ProConnect – rrjeti i parë dhe i vetëm digjital i biznesit në Evropën Juglindore dhe Lindore, i krijuar për t’i ndihmuar bizneset të lidhen, të rriten dhe të zgjerohen në tregje të reja.

Me ProConnect, ju mund të:

  • Lidheni me partnerë të besuar në 12 vende
  • Gjeni blerës, furnitorë dhe mundësi investimi
  • Prezantoni produktet dhe shërbimet tuaja në takime online
  • Përfitoni nga pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët ndërkufitare me ProPay

Si të aktivizoni llogarinë tuaj ProConnect:
Mjaftojnë më pak se 5 minuta për të filluar.
Hapi 1 – Regjistrohuni
Shkoni tek: www.proconnectbusinessnetwork.com dhe krijoni llogarinë tuaj.

Shiko videon e regjistrimit: 

Hapi 2 – Verifikoni biznesin tuaj

Pas regjistrimit, plotësoni të dhënat për verifikim në mënyrë që kompania juaj të bëhet
pjesë e një rrjeti të besueshëm.

Shiko videon e verifikimit:

Hapi 3 – Filloni të krijoni kontakte

Pasi të aprovohet regjistrimi, mund të kërkoni anëtarë, të merrni pjesë në takime online,
të prezantoni ofertat tuaja dhe të dërgoni mesazhe tek partnerët potencialë.

Shiko si të përdorësh ProConnect:

Pse të zgjidhni ProConnect?

  • Akses ekskluziv në informacion tregu dhe lajme biznesi
  • Një mjedis i sigurt për të ndërtuar partneritete afatgjata
  • E vetmja platformë e dedikuar për NVM-të në Evropën Juglindore dhe Lindore
  • Mbështetur nga Grupi ProCredit

ProConnect – ndihmojmë bizneset të rriten përtej kufijve

Për më shumë informacion:

  • +355 42 389 389
  • informacion@procredit-group.com