Open Responsive Menu
22 Tetor 2014

Eksperienca gjermane e ProCredit Bank në agrobiznes, në fokus të Bashkëpunimit Shqiptaro-Gjerman për Zhvillim

Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim është aktiv në Shqipëri prej më shumë se 25 vjetësh dhe vazhdon të jetë një partner i fuqishëm në rrugën e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian. Në emër të Qeverisë Federale të Gjermanisë, GIZ dhe KfW mbështesin projekte zhvillimi në të gjithë Shqipërinë. Objektivi i organizimit të këtij aktiviteti të përbashkët të GIZ dhe KfW ishte prezantimi i bashkëpunimit të deritanishëm dhe atë të planifikuar për vitet e ardhshme.

ProCredit Bank ishte pjesëmarrëse në panelin e diskutimit “Roli i granteve në agrokulturë në aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Në panel ishin pjesëmarrës z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, znj. Adela Leka, Drejtuese e Bordit Drejtues të ProCredit Bank si dhe z. Engjëll Skreli, Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave Bujqësore, UBT.

ProCredit Bank është një bankat e para që ka dhënë kontributin e vetë në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, ProCredit Bank është banka e parë shqiptare që ka mbështetur sektorin e agrobiznesit me shërbime financiare, duke qënë aktualisht edhe banka lider në këtë sektor. Duke ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm me bizneset e përfshira në procesin e prodhimit, përpunimit, grumbullimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, ProCredit Bank ofron këshillim dhe zgjidhje financiare, në përputhje me nevojat e klientëve të vetë.

Gjatë panelit të diskutimit, u theksua rëndësia që ka ProCredit Bank për aksesin e krijuar në financim të përgjegjshëm, kanalizim të granteve të investimeve nga fondet IPARD-like si dhe ngritjes së kapaciteteve në përmbushjen e standardeve të BE-së dhe për të rritur aftësinë konkurruese të fermave dhe operatorëve agro-përpunues në Shqipëri.

ProCredit Bank do të vazhdojë të mbështesë sektorin e agrobiznesit, jo vetëm për rëndësinë që ky sektor ka për ekonominë shqiptare, por edhe për potencialin për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm që agrobiznesi ka në Shqipëri.

ProCredit Bank – Banka Partnere e Agrobiznesit!