Open Responsive Menu
02 Tetor 2014

Kredia EKO–Agro: një mundësi e re për zhvillimin e bizneseve dhe agrobizneseve vendase.

Kredia EKO-AGRO është shërbim financiar i dizenjuar enkas për të ofruar një zhvillim të agrobiznesit tuaj.

Banka ProCredit mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit tonë nëpërmjet financimit jo vetëm të sektorit të agrobiznesit, por edhe të gjithë zinxhirit të prodhimit dhe shërbimit, duke filluar nga prodhimi bujqësor deri në tregtimin përfundimtar të këtyre produkteve.

Nëpërmjet këtij shërbimi financiar, ne duam që agrobiznesi të marrë përfitimet maksimale, jo vetëm duke investuar në kohën e duhur në pajisje moderne, linja prodhimi dhe agropërpunimi, frigoriferë efiçientë, sisteme vaditje me pika apo sisteme ngrohje me biomasë, por edhe nëpërmjet:

  • Rritjes së cilësisë së produkteve të tyre
  • Rritjes së produktivitetit
  • Zgjerimit të rrjetit të klientëve
  • Uljes së shpenzimeve të tyre mujore

Kredia EKO-AGRO ofron kushte mjaft të favorshme për klientin, si në normat e interesit, garancitë e kërkuara, ashtu dhe në afate apo mënyrat e ripagimit në përputhje me sezonalitetin dhe veçantitë e agrobiznesit.

Falë ekspertizës në treg, prej më shumë se 13 vitesh në sektorin e agrobiznesit, ProCredit Bank ofron këshillim për bizneset, në mënyrë që të kryejnë investimet e duhura si dhe të krijojnë rrjetin e duhur të bashkëpunimit, për të mbyllur ciklin e prodhimit në mënyrë të suksesshme.

ProCredit Bank është një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm për bizneset e vogla dhe të mesme, që ofron shërbime të përgjegjshme dhe transparente, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm.


ProCredit Bank – Banka partnere e agrobiznesit!