Open Responsive Menu
01 Tetor 2014

ProCredit Bank – Një Bankë për biznesin tuaj në Rajon!

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që ProCredit Bank i ka dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme në ofrimin e mundësive të biznesit dhe zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit në vend dhe në rajon, ProCredit Bank Shqipëri dhe ProCredit Bank Maqedoni organizuan një event të përbashkët biznesi, me temë “Mundësi të reja biznesi. ProCredit Bank, një bankë për biznesin tuaj në Rajon”. Ky aktivitet vjen në vijim të aktivitetit të zhvilluar gjatë muajit Maj, në qytetin e Tiranës, i organizuar gjithashtu ndërmjet bizneseve shqiptare dhe maqedonase.

Eventi u zhvillua në qytetin e Strugës dhe rreth 50 biznese shqiptare dhe maqedonase, që operojnë kryesisht në prodhimin dhe industrinë ushqimore, u gjendën sëbashku me partnerë të tyre potencialë nga vendi fqinj. Qëllimi i këtij takimi ishte shfrytëzimi i rrjetit të bankave ProCredit, për t’i dhënë mundësi klientëve tanë të hedhin bazat  për një bashkëpunim të ardhshëm mes tyre. Gjithashtu synohet të arrihet nxitja dhe shfrytëzimi i potencialeve të shumta për  zhvillimin ekonomik mes këtyre dy vendeve, sepse aktualisht shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë përbëjnë vetëm 1% e totalit te shkëmbimeve të huaja që këto vende kanë.

Si një bankë ndërkombëtare, që ofron shërbime bankare dhe zgjidhje financiare të specializuara për klientët e saj me synim zhvillimin e qëndrueshëm të tyre, ProCredit Bank prezantoi tek të pranishmit mbështetjen dhe lehtësimin e lidhjeve ndërkombëtare të biznesit midis klientësh të rrjetit të bankave ProCredit, duke përdorur transfertat ProPay.

Takimi u karakterizua nga një interes i madh i pjesëmarrësve për të thelluar bashkëpunimin me kompanitë që operojnë në të njëjtin sektor, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë mundësitë e përbashkëta që ofroheshin për biznes. Interes shfaqi gjithashtu edhe vizitat e kryera në mjediset e klientëve të ndryshëm, për të vlerësuar më nga afër kapacitetet dhe cilësitë e shërbimeve të ofruara.

ProCredit Bank është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit që operon në mënyrë të sukesshme në Amerikë Latine, Afrikë dhe Europë Lindore – ku mbulon shtetet kryesore të rajonit, që ofrojnë potencial të lartë për zhvillim ekonomik dhe zgjerim të rrjetit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të vogla dhe të mesme, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm, nëpërmjet investimeve afatgjata dhe bashkëpunimit ndër-rajonal.

 

 

 

ProCredit Bank – Një Bankë për biznesin tuaj në Rajon!