Open Responsive Menu
24 Shtator 2014

ProCredit Bank mbështet "Tetorin Gjerman 2014"

Përgjatë këtij edicioni, Tetori Gjerman 2014 përfshin një sërë eventesh të larmishme, duke prekur dimensione të ndryshme kulturore, politike, historike dhe ekonomike, për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky është viti i tetë rradhazi që organizohet "ky sukses i bukur, tashmë një traditë e mirëfilltë", siç u shpreh edhe Ambasadori Gjerman, z. Hellmut Hoffmann. Më tej ai vijoi duke thënë se "Ideja qëndrore e Tetorit Gjerman është të bashkojë njerëzit dhe të krijojë rrjete lidhjesh mes tyre. Ftojmë shqiptarë dhe gjermanë të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe të shndërrojnë Tetorin Gjerman të këtij viti, në një festë krejt të veçantë të miqësisë gjermano-shqiptare."

Pas më shumë se 25 vitesh nga momenti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, partneriteti ndërmjet këtyre dy vendeve, është strategjik jo vetëm për aspiratën e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe për të pasuruar aspekte të ndërsjellta kulturore, artistike dhe historike të qytetarëve shqiptarë dhe gjermanë.

Mbështetja e ProCredit Bank për "Tetorin Gjerman", vjen jo vetëm si banka e vetme Gjermane në Shqipëri, por edhe në kuadër të mbështetjes dhe promovimit të vazhdueshëm që Banka ka bërë për eventet kulturore dhe edukative, që shërbejnë si një promotor i zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe forcimit të marrëdhënieve të mëtejshme me partnerë të rëndësishëm për Shqipërinë.

ProCredit Bank Shqipëri, me aksione 100% të zotëruara nga ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, ofron standardet e veta më të larta gjermane në shërbimet financiare për klientë e vetë. Strategjia e përcaktuar nga aksionerët tanë, synon përafrimin e bankës me njerëzit të cilëve ka synim t'u shërbejë, duke i ofruar shërbim të përgjegjshëm, transparent dhe profesional.

 

ProCredit Bank, Banka Juaj Partnere!