Open Responsive Menu
27 Maj 2014

ProCredit Bank – Një bankë për biznesin tuaj në rajon: Maqedonia dhe Shqipëria, hapësira të reja bashkëpunimi në biznes

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për klientët tanë, në vazhdën e aktiviteteve të deritanishme me klientë të biznesit, ProCredit Bank zhvilloi një takim me bizneset shqiptare dhe ato maqedonase.

Rreth 40 klientë të ProCredit Shqipëri dhe Maqedoni, përfaqësues të bizneseve të mesme dhe të mëdha, u gjendën së bashku në këtë takim dhe patën mundësi të shkëmbejnë eksperiencat e tyre të biznesit si dhe të krijonin lidhje të reja biznesi mes tyre. Nëpërmjet organizimit të takimeve të kësaj natyre, ProCredit Bank synon t’i ofrojë klientëve të Bankave ProCredit në rajon, një urë lidhëse për të rritur bashkëpunimin ndërmjet këtyre vendeve për të përfitojnë nga potencialet e shumta të biznesit.

Pjesëmarrësit ushtrojnë aktivitetin e tyre në fusha të ndryshme biznesi, si prodhim materialesh ndërtimi, pajisjesh ngrohëse, prodhim dhe tregti produktesh për shtypshkronja, prodhim dhe tregti të produkteve të ndryshme ushqimore etj.

Gjithashtu, gjatë takimit, klientët kishin mundësi të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre në një panair të krijuar enkas për ta, pranë ambientit ku u zhvillua takimi.

Një theks i veçantë duhet vendosur në marrëveshjet e suksesshme të lidhura midis bizneseve shqiptare dhe atyre maqedonase që në këtë takim. Gjithashtu bizneset maqedonase të interesuara për mundësitë e biznesit të ofruara, u shoqëruan dhe për tu prezantuar me ambientet e bizneseve shqiptare.

ProCredit Bank do të vazhdojë të konfirmojë pozicionimin e vetë si një bankë e qëndrueshme dhe një partner i besueshëm biznesi në rajon, duke organizuar në mënyrë të vazhdueshme takime të tilla – në Maqedoni dhe më tej, që jo vetëm kanë interes të lartë nga pjesëmarrësit, por nxit gjithashtu rritjen e shkëmbimeve tregtare midis vendeve, duke sjellë si rezultat zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi.

Për të mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit në rajon, pjesëmarrësit u prezantuan me shërbimet tona bankare që lehtësojnë tregtinë e tyre, si  transfertat ProPay, të cilat sigurojnë avantazhe në kohë ekzekutimi të transfertës dhe komisione të reduktuara. ProCredit Bank ofron për këto transferta klientëve të saj për transfertat e parave brenda rrjetit të bankave ProCredit, prej dhe drejt vendeve: Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë etj, brenda tri orësh dhe me kushtet më të favorshme.

ProCredit Bank, Banka partnere e biznesit!