Open Responsive Menu
11 Gusht 2014

Platforma e re e-banking - më shumë funksionalitete për biznesin tuaj!

Shërbimi Internet Banking i ofruar nga ProCredit Bank, ju mundëson kryerjen e veprimeve bankare nëpërmjet internetit.

Është një shërbim shumë i thjeshtë, i sigurtë, i shpejtë dhe nuk kërkon instalim të programeve shtesë, mjafton vetëm që ju të vizitoni faqen tonë të internetit: https://ebanking.procreditbank.com.al

Me platformën e re e-banking, ne kemi shtuar funksionalitetet, të cilat do të plotësojnë edhe më mirë nevojat tuaja të biznesit. Ju mund të merrni informacione ose të kryeni transaksione si më poshtë:

Informacione
Transaksione
Lëvizjet dhe bilancin e llogarisë. Mund të kryeni pagesa institucionale brenda degëve të ProCredit Bank apo të kryeni pagesa kombëtare me bankat e tjera vendëse.
Shikimin e urdhëresave të fundit përmes e-banking. Mund të kryeni pagesat e tatimeve dhe doganave
Shikimin e të gjitha urdhëresave që i keni bërë përmes bankës sonë. Mund të kryeni pagesa ndërkombëtare për transaksione të rregullta dhe ProPay
Mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj. Mund të kryeni pagesat e kësteve të kredisë duke transferuar këstin nga llogaria rrjedhëse.
Kontrolloni me saktësi IBAN. Këmbime valutore pa limit shume midis llogarive.
Merrni informacione ne MAILBOX tuaj. Mund të kryeni pagesa të faturave mujore pa komisione dhe me proçesim në kohë reale (përfshihet pagesa e faturave të dritave, ujit, telefonit fiks dhe celular.

 

Çfarë avantazhe përfitoni duke përdorur shërbimin e-banking?

Është një teknologji e sigurtë në përdorim dhe mënyra më e thjeshtë për të administruar llogarinë tuaj.

Ju mund të kryeni çdo veprim pa qënë e nevojshme të paraqiteni në bankë.

Kryeni në mënyrë të pavarur veprime në çdo kohë dhe në çdo vend, kur jeni në udhëtim apo me pushime. Mjafton vetëm lidhja me internetin!

 

ProCredit Bank, Banka juaj Partnere!