Open Responsive Menu
09 Maj 2014

ProCredit Bank - Takim me bizneset e Tiranës dhe Elbasanit

"Këshillimit financiar është një shtyllë e rëndësishme e të bërit biznes në ProCredit Bank, ndaj, ne organizojmë këto takime, për t'i siguruar përfitime klientëve tanë, në mënyrë efiçente", cilësoi drejtori i degës së Tiranës Luiner Koxhioni.

Së pari, ne infromojnë klientët tanë për ndikimet e ndryshme që prekin biznesin e tyre dhe nga ana tjetër ne i ofrojmë mundësi të reja për zhvillimin e biznesit të tyre nëpërmjet një këshillimi financiar, përmes shërbimeve tona të përgjegjshme financiare dhe njëkohësisht i japim atyre mundësinë që nëpërmjet këtyre takimeve të krijojnë apo zgjerojnë network-un e tyre me klientë të tjerë të ftuar në event për të siguruar mundësi të reja biznesi për ta.

Takimi i organizuar me bizneset në Tiranë, vijon ato të bëra nën të njejtën temë në qytetet e tjera si Fierit, Korçës e Shkodrës. Ky takim shfaqi një interes të madh tek pjesëmarrësit, që zhvilluan një sërë pyetjesh kundrejt ekspertës kontabël, për problematikat që shoqërojnë përditshmërinë e veprimtarisë së biznesit të tyre dhe këshillat profesionale që ofrohen për një funksionin korrekt të biznesit, konform rregullave dhe ligjeve.

Pjesëmarrësit gjithashtu u njohën edhe me ofertat më të reja të ProCredit Bank për bizneset e vogla dhe të mesme, si

Kredia që plotëson nevojat e biznesit tuaj!

ProCredit ofron këtë ofertë për të gjithë bizneset që duan të bëjnë investime afatshkurtra dhe afatmesme për shuma mbi 10'000 euro, për afate deri në 84 muaj. Kjo kredi suporton të gjitha ato biznese të sukseshme të cilat kanë aftësi shumë të mira pagese, por nuk plotësojnë kriteret për kolateral.

 

ProCredit Bank, Banka partnere e biznesit!