Open Responsive Menu
27 Prill 2020

Fitch Ratings konfirmon klasifikimin e saj me "BB-" për ProCredit Bank Shqipëri.

Fitch Ratings – Varshavë – prill 2020. Fitch Ratings në raportin më të fundit ka konfirmuar klasifikimin për IDR të ProCredit Bank Albania (PCBA) në 'BB-'; Perspektiva e qëndrueshme.

Klasifikimi afat gjatë standard i emetuesit (IDR) për monedhën vendase konfirmohet 'BB-'; Vështrimi i përgjithshëm i qëndrueshëm;
Klasifikimi afat shkurtër standard i emetuesit (IDR) për monedhën vendase konfirmohet 'B';
Klasifikimi i qëndrueshmërisë konfirmohet 'b-'
Klasifikimi i mbështetjes konfirmohet '3'.

Qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit Shqipëri është rezultat i mbështetjes së ProCredit Holding, aksionarit të vetëm të bankës – me shkallë vlerësimi të konfirmuar këtë vit BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.

Për bankën ProCredit Shqipëri ky vlerësim konfirmon strategjinë e bankës në funksion të mbështetjes financiare të SME-ve dhe reflekton konfirmim të stabilitetit tonë si një institucion financiar që dëshmon për shkallën e lartë të respektimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare bankare.

Materialin e plotë të publikuar për vlerësimin mund ta gjeni këtu.