Open Responsive Menu
16 Prill 2020

Contactless - Deri në 5,000 Lekë/40 Euro

Përveç veprimeve të tjera si tërheqje, depozitim në ATM, blerje në Internet, me anë të kartave të bankës ProCredit ju mund të kryeni edhe pagesa në POS të dyqaneve.

Teknologjia që këto karta kanë ofrojnë dy mënyra të thjeshta për të kryer pagesën:

  • "Pa kontakt" (contactless), për vlera pagese deri në 5,000 Lekë/40 Euro.
  • Me konfirmim PIN, për vlera pagese mbi 5,000 Lekë/40 Euro.

Si kryhet pagesa në rastin kur shuma që doni të paguani është nën 5,000 lekë/40 Euro?

Në këtë rast ju mund ta kryeni pagesën me kartën tuaj sipas opsionit "pa kontakt". Nëse terminali POS i dyqanit ku jeni e ofron këtë mundësi, mjafton që ju ta afroni kartën tuaj pranë aparaturës lexuese/POS (pa e prekur) dhe pagesa procesohet menjëherë. Nuk ka nevojë që karta të vendoset nga shitësja/arkëtarja e dyqanit në pajisje dhe ju të shtypni PIN më pas.

Nisur nga situata ku ndodhemi dhe nevojës për të evituar sa më shumë prekjen e parave, banka ProCredit ka mundësuar për të gjithë klientët e saj që kanë një kartë ProCredit një rritje të limitit për pagesat "pa kontakt". Ky limit më parë ka qënë 2,000 Lekë/15 Euro, ndërsa tashmë është 5,000 Lekë/40 Euro për pagesë. Kjo rritje është bërë me qëllim që ju të keni më shumë mundësi që të paguani shpejt e sigurt gjatë kohës që kryeni pazaret tuaja.

Po nëse vlera që doni të paguani është më madhe se 5,000 Lekë/40 Euro?

Nëse fatura që ju dëshironi të paguani është më e lartë se 5,000 Lekë/40 Euro atëherë është e nevojshme që ju të vendosni PIN për të konfirmuar pagesën në POS të dyqanit.

Ne ju inkurajojmë të përdorni sa më shumë kartat tuaja për pagesat në dyqane apo supermarkete, pasi përveçse është një metodë e sigurt, e shpejtë, që eviton prekjen e parave, është edhe pa asnjë pagesë ekstra për ju. Pagesa në POS të dyqaneve me kartat tuaja personale të ProCredit Bank është pa komision dhe nuk ka një limit minimal shume.