Open Responsive Menu
23 Mars 2020

Orari në Agjencitë ProCredit

Të nderuar Klientë,

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 banka ProCredit ju fton të përdorni shërbimet elektronike të ofruara në Zonën 24/7 (për tërheqje, depozitime, etj.) si dhe platformat elektronike e-Banking dhe mobile Banking (për transferta, pagesa, etj), si mënyra më e sigurt për të përdorur shërbimet bankare. Gjithashtu ju mund të na kontaktoni në Qëndrën e Kontaktit +355 42 389 389 për asistencë apo çdo pyetje që mund të keni.

Për arsye sigurie, orari kur Agjencitë ProCredit do të kenë prezencë fizike stafi, duke filluar nga dt.24.03.2020 është: 08:00 - 12:00

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe urojmë që kjo situatë të kalojë sa më parë,

ProCredit Bank.