Open Responsive Menu
03 Dhjetor 2013

Agrobizneset shqiptare prezantohen në tregun gjerman nga ProCredit Bank

Në 29 nëntor 2013, në Essen, Gjermani u organizua Dita Ekonomike, ku ProCredit Bank, mori pjesë së bashku meklientët e saj në fushën e agrobiznesit. ProCredit Bank u ofroi mundësinë partnerëve të vetë të biznesit për promovimin e prodhimit agrokulturor, jo vetëm për kompanitë që operojnë në rajonin e Balkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni), por edhe për kompani gjermane që shprehën interesin e tyre për rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve të deritanishme tregtar.

Në këtë takim, morën pjesë përfaqësues të ProCredit Bank Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për të promovuar mundësitë e biznesit, shkëmbimit të eksperiencave në teknikat e prodhimit dhe tregtisë si dhe evidentimit të tipeve të ndryshme të agrobizneseve.

 

Agrobiznesi - Këshillim financiar dhe Investime afatgjata për një zhvillim të qëndrueshëm

Sektori i agrobiznesit vazhdon ende të përballet me sfida të shumta, të cilat mund të tejkalohen gradualisht, nëpërmjet rritjes së gamës së prodhimit, përdorimit të mënyrave eficiente të mbledhjes dhe konservimit të prodhimit si dhe gjetjes së tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare - si një tregues i rritjes së cilësisë së prodhimit dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare.

Për të arritur këtë stad të zhvillimit të biznesit, shpesh është e nevojshme mbështetja tek një partner i besueshëm financiar, që jo vetëm krijon mundësitë e financimit për kryerjen e investimeve, por që ofron këshillim financiar, dhe mundësi bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë.

Në ProCredit Bank ekzistojnë struktura të optimizuara dhe të dedikuara për agrobiznesin, nëpërmjet këshilluesve të bizneseve agrokulturore.

 

"Organizimi i këtij eventi kishte një rëndësi të veçantë, jo vetëm për promovimin e prodhimit vendas në tregjet ndërkombëtare, por edhe për krijimin e lidhjeve të reja me partnerë biznesi. Në panelin e diskutimeve u vlerësua mënyra e prodhimit si dhe marrëdhënia e suksesshme që unë kam me ProCredit Bank, që më ka suportuar në të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit të aktivitetit tim. Dua të falenderoj jo vetëm organizatorët e eventit për organizimin shumë të mirë, por edhe Bankën ProCredit që më ofroi mundësinë të krijoj lidhje të reja biznesi për eksportimin e prodhimit tim, duke promovuar në këtë mënyrë prodhimet shqiptare në Europë."


Z. Vesaf Musa, përfaqësues i "Musa Olive Oil Shpk", pjesëmarrës në event.