Open Responsive Menu
23 Gusht 2019

"Direct Banking - Më shumë se dixhitalizim"

Intervistë me Z. Besar Pllana, Drejtor i Departamentit të Klientëve Privatë dhe Shërbimeve Bankare në bankën ProCredit.

Dedikuar Klientëve të saj Individë, banka ProCredit Shqipëri ka sjellë një eksperiencë unike bankingu. Nëse flasim për stilin e sotëm të jetës, menaxhimi i kohës është sfidë më vete. E pikërisht për të ofruar shërbim bankar që ofron zgjidhje të shpejta, të lehta dhe efiçente, banka ProCredit ka sjellë edhe në Shqipëri konceptin e Direct Banking. Por çfarë është Direct Banking dhe konkretisht ProCredit Direkt? Ju ftojmë të lexoni më poshtë intervistën me përfaqësuesin e ProCredit Bank.

Çfarë risie sjell Direct Banking?

Banka ProCredit Shqipëri, si pjesë e grupit gjerman ProCredit Holding, ka sjellë eksperiencën evropiane në ofrimin e shërbimeve bankare. Nëpërmjet investimeve në teknologji, ne i kemi dhënë mundësi klientëve të plotësojnë çdo nevojë për shërbime bankare rutinë.

Përmes platformave dixhitale dhe Zonave 24/7 ata kanë mundësinë të realizojnë depozitime në llogari, tërheqje, transferta, apo pagesa të ndryshme. Shërbime këto shumë të thjeshta, për të cilat nuk ka nevojë për ndërmjetës midis tyre dhe bankës. Për më tepër që kryerja e transaksioneve në mënyrë të pavarur 24/7 dhe pa ndërhyrjen e punonjësit të bankës siguron vlerë të shtuar si në terma efiçence, ashtu edhe konfidencialiteti për klientin. Gjithçka nevojitet është lidhja me internetin dhe një Llogari Direkte në bankën ProCredit.

Si e ka aplikuar ProCredit Bank këtë koncept në shërbimet që ofron?

Ofrimin e shërbimit ekskluziv për të gjithë klientët e saj, ProCredit Bank e realizon përmes dy shtyllave kryesore: Direct Banking dhe Këshilluesve të Klientit, të cilët ofrojnë këshillim të specializuar atëherë kur klientëve u nevojitet. Sigurisht Direct Banking, përmes kanaleve elektronike u jep përgjigje nevojave rutinë të klientëve, por nuk mbetet me kaq. ProCredit Bank shkon më tej duke ofruar një strukturë të mirëfilltë që ka në qendër klientin, duke investuar në teknologji si dhe në ofrimin e këshillimit të përgjegjshëm financiar. Këshilluesit e Klientit në bankën ProCredit analizojnë me kujdes nevojën e klientëve, situatën e tyre financiare dhe planet e investimit, në mënyrë që të sigurojnë për klientët këshillim të personalizuar i cili përmbush më së miri nevojat e klientëve.

"Të gjitha në një. Shërbim 24/7, fleksibilitet si edhe këshillim i personalizuar atëherë kur ju nevojitet"

Më lejoni të ndalem pak më tepër tek Direct Banking dhe arsyen pse ne si bankë i kemi dhënë këtë vëmendje. Qëllimi ynë është t'i ofrojmë klientëve shërbim bankar ekskluziv që ofron veçori me vlerë për ta, si shpejtësia, fleksibiliteti për të menaxhuar 24/7 të gjitha veprimet nga llogaritë e tyre, kursimet, kartat, si dhe mundësia për të përfituar nga financimet me kushte të favorshme. Të gjitha këto veçori realizohen më së miri nga platformat e avancuara elektronike si e-Banking, mobile banking, Zonave 24/7, apo shërbimeve të tjera, që janë pjesë e konceptit të ProCredit Direct. Dhe e gjitha kjo vjen thjesht edhe në terma komisionesh, ku gjithçka ofrohet nën një komision të vetëm fiks mujor.

Pse një komision i vetëm, fiks mujor?

Për të shmangur pagesën e komisioneve të veçanta dhe për të rritur transparencën, ProCredit Bank aplikon një metode të thjeshtë për Klientët e saj Individë: Komisionin fiks mujor të shërbimit. Klientët paguajnë vetëm një komision fiks mujor dhe përfitojnë: përdorimin e platformave e-Banking, mobile Banking, transferta drejt bankave të tjera në lekë pa komision, çdo tërheqje dhe depozitim në ATM të bankës ProCredit si dhe shërbimin ekskluziv të 3 (tre) tërheqjeve falas në ATM të bankave të tjera në vend pa komision.

Jo vetëm kaq, por të jesh klient i bankës ProCredit dhe të marrësh pagën përmes Llogarisë Direkte ofron edhe privilegje të tjera. Më lejoni të përmend shërbimet financiare, si mundësinë për overdraft (FlexFund) me norma një shifrore interesi apo kreditë për investime efiçente apo blerje shtëpie, me kohë të shpejtë aprovimi.

Pse ProCredit Bank ka vendosur të ofrojë falas 3 tërheqje në muaj, nga ATM të bankave të tjera?

Ky shërbim vjen në kuadër të ProCredit Direct. Në fakt, vihet re se përdorimi i kartave për të kryer pagesa të çfarëdo shume është rritur ndjeshëm, duke ulur nevojën për mbajtje sasie të madhe paraje cash me vete. Me ofrimin e shërbimeve dixhitale, përdorimi i pagesave elektronike gjithnjë e më shumë po kthehet në kulturë. Megjithëse trendi është pozitiv, për ekonomi si e jona ka ende punë për t'u bërë në këtë drejtim. Ndaj për të plotësuar këtë nevojë, në kuadër të ProCredit Direct, ne ofrojmë mundësinë që çdo klient i bankës të mund të shfrytëzojë të gjithë rrjetin e ATM-ve në Shqipëri, duke përfshirë edhe rrjetin e ATM-ve të bankave të tjera. Çdo klient individ ka mundësi që të kryejë deri në 3 tërheqje në muaj në ATM të bankave të tjera brenda vendit, pa komision, mjafton të drejtohet në ATM-në më të afërt.

Kjo mënyrë e re të operuari me bankën është e orientuar nga e ardhmja. Ju që e keni këtë eksperiencë në Shqipëri, si është pritur deri tani nga klientët?

Jeta është dinamike dhe ne dëshirojmë të lehtësojmë ngarkesën dhe angazhimet e përditshme të klientëve tanë. Falë përqafimit të fjalës së fundit të teknologjisë bankare kemi mundur të sigurojmë vlerë të shtuar për klientët tanë. Veçoritë që ofrohen, si vlefshmëria në çdo kohë, aksesi i thjeshtë, privatësia dhe siguria, vlerësohen nga gjithkush që ka nevojë për shërbime bankare, por që nuk ka kohë të presë në radhë.

Sa ndihmon teknologjia në rritjen e efiçencës dhe përmirësimin e shërbimit?

Orientimi drejt kanaleve dixhitale, na ka dhënë mundësinë ne si bankë që të rishikojmë çdo proces të brendshëm dhe të dalim me një imazh të ri, ku klienti shërbehet 24/7 duke përdorur shërbimet e zhvilluara elektronike, ndërkohë që degët e bankës janë ambiente të dedikuara për këshillim. Këshilluesi Personal kupton nevojat e klientit, situatën e tij financiare dhe bazuar në një analizë të përgjegjshme e këshillon atë financiarisht. Gjithashtu ky orientim na ka dhënë mundësinë të jemi një bankë efiçente, e cila përballon ofrimin e normave të favorshme të interesit si për ngritjen e aseteve familjare nëpërmjet kursimeve, ashtu edhe nëpërmjet financimit nga banka.

Kur flasim për kursimet, aktualisht banka ProCredit ka filluar një fushatë dedikuar Depozitave me Afat 2 vjeçar. Interesi që ofrohet është 2% çdo vit për monedhën lek. Interesi i akumuluar kreditohet automatikisht në llogarinë e tyre rrjedhëse çdo muaj, i lirë për t'u përdorur, pa pasur nevojën e pritjes për datën e maturimit. Gjithashtu, çdo klient që ka një Llogari Direkte në bankën tonë, përmes llogarisë së kursimit FlexSave përfiton interes 0,8% në lek, pa bllokuar fondet.

"Me FlexSave përfiton interes, pa bllokuar fondet"

E thënë në mënyrë të përmbledhur, falë përqafimit të risive teknologjike bankare për shërbimet rutinë dhe stafit profesional që ofron këshillim bankar të personalizuar kurdo kur është e nevojshme, jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë vlerë të shtuar për çdo klient që zgjedh ProCredit si partnerin e tij financiar afatgjatë.

 

_____________________

Rreth bankës ProCredit Shqipëri

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e vogla dhe te mesme si dhe për ata individë që kanë kapacitetin për të kursyer dhe që preferojnë të shërbehen përmes kanaleve elektronike bankare. ProCredit Bank Shqipëri zotërohet 100% nga kompania mëmë ProCredit Holding, me seli ne Frankfurt, Gjermani. ProCredit është e vetmja bankë gjermane në Shqipëri. Ajo është e fokusuar në implementimin e shërbimeve të reja dixhitale të cilat janë të disponueshme 24/7 dhe të aksesueshme nga kudo ku ndodheni. Në vitin 2015 ProCredit Bank prezantoi për herë të parë në tregun shqiptar "Zonat 24/7", të cilat janë ambiente të dedikuara për vetëshërbim me anë të pajisjeve elektronike. Për të vijuar më tej në vitin 2017 me prezantimin e një koncepti të ri bankingu, atë të Direct Banking, dedikuar individëve.