Open Responsive Menu
12 Shtator 2018

2% interes vjetor për depozitat me afat 2 vjeçar në Lek

Kurseni në afatgjatë duke zgjedhur depozitën me afat nga ProCredit Bank, bankën e vetme me 100% kapital gjerman në Shqipëri.

Me depozitën me afat ju mund të planifikoni me siguri të ardhurat tuaja familjare, pasi interesat e fituar kalojnë automatikisht çdo muaj në llogarinë tuaj rrjedhëse. Në këtë mënyrë ju nuk keni pse prisni maturimin e depozitës për të përfituar interesat, por e përfitoni atë çdo muaj në llogari. Duke qënë se interesat kalojnë në llogari rrjedhëse ju keni më tej mundësi që t'i përdorni ato për të kryer pagesa të ndryshme me kartë, pagesa nga e-Banking, apo tërheqje në ATM, në varësi të nevojave që mund të keni.

Gjithashtu ju keni mundësinë që të kontrolloni dhe manaxhoni online fondet tuaja në çdo moment. ProCredit Bank ofron zgjidhje efikase, fleksibël dhe transparente për kursimet tuaja edhe në valutë: Euro dhe Dollar, për afate nga 12 në 60 muaj. Përfitoni nga normat e favorshme të interesit si më poshtë:

Shuma minimale për hapjen e depozitës me afat është 500,000 lekë / 5,000 eur / 5,000 USD. Gjithashtu ofrohet dhe mundësia e zgjedhjes automatike të rinovimit të afatit të depozitës.