Open Responsive Menu
20 Qershor 2018

Njoftim për përditësim të dhënash personale të regjistruara në bankë

Të nderuar Klientë,

Banka ProCredit është fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës së shërbimeve elektronike, si mënyra më efiçente për përmbushjen e nevojave tuaja bankare. E ndërsa jemi duke implementuar tërësisht shërbime të avancuara elektronike, një nga qëllimet kryesore është të ofrojmë për klientët tanë shërbime që plotësojnë kritere të rëndësishme, siç janë shpejtësia në plotësimin e nevojave pa kufizime në kohë, 24/7, transparenca dhe thjeshtësia.

Për të ofruar një shërbim sa më cilësor është e nevojshme që ju të keni të regjistruar në bankë të dhëna personale të përditësuara. Në ketë kuadër ju njoftojmë se:
Aktualisht, jemi në proces përditësimi të të dhënave të klientëve tanë. Të gjithë ju klientë që keni pasur ndryshime në të dhënat tuaja personale që keni regjistruar në bankën ProCredit, jeni të lutur të paraqiteni personalisht pranë një prej Agjencive të ProCredit Bank për të kryer procesin e përditësimit të të dhënave tuaja. Ju lutemi të keni me vete një mjet të vlefshëm identifikimi për Ju, apo Shoqërinë tuaj Tregtare.

Do ta vlerësonim bashkëpunimin tuaj në realizimin e suksesshëm të këtij procesi, ndaj ju mirëpresim në bankë brenda dt. 31.10.2018, gjatë orarit të shërbimit me klientë, E Hëne – E Premte 08:30-15:30.
Stafi ynë profesional do t’ju këshillojë në përmbushje të nevojave tuaja.

Mosparaqitja juaj brenda këtij afati do të konsiderohet si konfirmim që të dhënat tuaja nuk kane ndryshuar dhe të dhënat që keni aktualisht në bankë do të konsiderohen të përditësuara.

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Qendrën tonë të Kontaktit, në nr. e tel: +355 42 389 389, ose na dërgoni e-mail në informacion@procredit-group.com.

Faleminderit,
ProCredit Bank