Open Responsive Menu
01 Qershor 2018

Fitch Ratings konfirmon klasifikimin e saj me "BB-" për ProCredit Bank Shqipëri.

Fitch Ratings – Varshavë/Londër - 22 maj 2018 - Fitch Ratings në raportin më të fundit ka konfirmuar klasifikimin për IDR të ProCredit Bank Albania (PCBA) në 'BB-'; Vështrimi i përgjithshëm i qëndrueshëm.

Klasifikimi afat gjatë standard i emetuesit (IDR) për monedhën vendase konfirmohet 'BB-'; Vështrimi i përgjithshëm i qëndrueshëm;
Klasifikimi afat shkurtër standard i emetuesit (IDR) për monedhën vendase konfirmohet 'B';
Klasifikimi i qëndrueshmërisë konfirmohet 'b'
Klasifikimi i mbështetjes konfirmohet '3'.

Qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit Shqipëri është rezultat i mbështetjes së ProCredit Holding, aksionarit të vetëm të bankës – me shkallë vlerësimi të konfirmuar këtë vit BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.
Fitch gjithashtu thekson se linjat e financimit të ofruara nga ProCredit Holding dhe ProCredit Bank Gjermani i ofruan bankës mundësinë për të mbështetur një rritje të qëndrueshme të kredisë prej rreth 12% gjatë vitit 2017.
Fitch ka konfirmuar klasifikimin afat gjatë standard të emetuesit (IDR) në 'BBB' për ProCredit Holding me një vështrim të përgjithshëm të qëndrueshëm. Agjencia ka konfirmuar gjithashtu klasifikimin standard të emetuesit (IDR) për të pesë bankat: në Shqipëri (ProCredit Bank Sh.a., PCBA), Bosnje Hercegovinë (ProCredit Bank d.d. Sarajevo, PCBiH), Gjermani (ProCredit Bank AG, PCBDE), Maqedoni (ProCredit AD Skopje, PCBM) dhe në Serbi (ProCredit Bank ad Beograd, PCBS). Gjithashtu janë përmirësuar klasifikimet afat gjatë standard të emetuesit të bankës në Kosovë (ProCredit Bank Sh.A. Kosovo, PCBK) në 'BB' nga 'BB-' dhe klasifikimin e qëndrueshmërisë së saj në 'b+' nga 'b'.

Materialin e plotë për vlerësimin mund ta gjeni të publikuar në faqen e Fitch Ratings duke klikuar këtu.