Open Responsive Menu
12 Prill 2018

Promovimi i Edukimit Financiar - ProCredit mbështet Kuizin Evropian të Parasë në Shqipëri

Më 12 prill 2018, Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan Quizin Evropian të Parasë me pjesëmarjen e rreth 500 nxënësve të shkollave të mesme nga i gjithë vendi. Pjesmarrësit konkurruan me njëri tjetrin në një garë të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!

Promovimi i edukimit financiar është në fokus të bankës ProCredit. Në vijim të aktiviteteve në kuadër të Javës së Parasë 2018, banka ProCredit vlerësoi natyrën dhe rëndësinë e këtij aktiviteti duke ofruar mbështetjen e saj në realizimin e Quizit Evropian të Parasë 2018.

Në finale kombëtare morën pjesë fëmijë të moshave 13 – 15 vjeç nga 35 shkolla. Pyetjet u paraqitën në një transmetim të drejtpërdrejtë dhe përgjigjet u kthyen menjëherë nëpërmjet aplikacionit Kahoot!

Ekipi fitues është nga shkolla e mesme “Sotir Gurra” në Korçë dhe ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen evropiane ku do të garojnë 30 vende. Konkursi do të zhvillohet më 8 maj në Bruksel.