Open Responsive Menu
20 Prill 2018

Banka ProCredit mbështet "Drejtues për një Ditë" nga Junior Achievement

“Drejtues për një Ditë” është një nismë e Junior Achievement Shqipëri dhe ka si qëllim formimin dhe kultivimin e një brezi të ri drejtuesish.

48 të rinj maturantë të shkollave të mesme të vendit, përjetuan një përvojë unike duke shoqëruar në një ditë të zakonshme pune, drejtues ekzekutivë, personalitete të larta të sektorit publik, trup diplomatik dhe përfaqësues të mirënjohur të komunitetit të biznesit në Shqipëri. 48 institucione pritëse u angazhuan, nga të cilat 39 biznese të fuqishme që veprojnë në Shqipëri. Ky vit shënoi zhvillimin e edicionit të 6-të.

Pjesë e kësaj nisme ishte dhe banka ProCredit. Nxënësja me rezultate të shkëlqyera Erisa Hasani qëndroi për një ditë pune me Drejtoreshën e Përgjithshme të ProCredit Bank, Znj. Adela Leka. Përgjatë gjithë ditës, ajo shoqëroi dhe u njoh me rolin, funksionet dhe përgjegjësitë që mbart ajo çdo ditë në funksionin e saj. Gjithashtu ajo u njoh me shërbimet e bankës dhe vizitoi Zonën 24/7, duke njohur konkretisht me risitë dhe shërbimet elektronike që ofrohen në këtë zonë.

JA of Albania është një program që zbatohet në shkollat e mesme (të përgjithshme dhe profesionale) dhe është një investim i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).