Open Responsive Menu
21 Mars 2018

Java e Parasë 2018

Në kuadër të Javës Globale të Parasë, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si çdo vit edhe këtë vit organizuan Javën e Parasë 2018. Kjo është një festë mbarë botërorë e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirë menduara.

Pjesë e aktiviteteve të organizuara ishte dhe banka jonë. Rreth 30 gjimnazistë të Tiranës vizituan Agjencinë Tirana e Re të ProCredit Bank, ku u njohën nga afër me bankën dhe shërbimet bankare elektronike të ofruara në Zonën 24/7. Nëpërmjet kësaj vizite ata u njohëm me shërbimet që ofrohen në pajisjet e Zonës 24/7 dhe avantazhet që ato sigurojnë për klientin. Jo vetëm kaq, por interes u tregua edhe për risitë që banka ProCredit ka sjellë në treg së fundmi, si shërbimet FlexSave dhe FlexCard.