Open Responsive Menu
28 Shkurt 2018

Rritja e kapitalit të Grupit ProCredit - Tani më tepër mundësi edhe për financimin e SME-ve në Shqipëri

Frankfurt amMain, shkurt 2018 - Pas një viti nga listimi në Bursën e Frankfurt-it, ProCredit Holding AG &Co. KGaA ("ProCredit", ISIN DE0006223407), shoqëri mëmë e ProCredit group, ProCredit Holding AG & Co. KGaA arriti të rrisë kapitalin me rreth 61 milion euro, përmes 5.4 milion aksioneve të reja. Kjo përkthehet në rritje të kapitalit të kompanisë me 10% dhe përdorim të të gjithë kapitalit të autorizuar. Aksionet e reja u blenë kryesisht nga investitorë institucionalë Gjermanë dhe nga Britania e Madhe. Me anë të kësaj iniciative pritet që të sigurohet forcimi i mbështetjes ndaj SME-ve, të cilat operojnë në Europën Lindore dhe Juglindore.

Borislav Kostadinov, Anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit General Partner AG, theksoi: “Bankat tona kanë fituar një reputacion të shkëlqyer si partnere të besueshme të SME-ve dhe janë pikërisht këto kompanitë që ne i konsiderojmë si faktorë kyç në zhvillimin e ekonomive të vendeve ku këto banka operojnë. Gjithashtu edhe në Shqipëri ne kemi bindjen se kjo gjë do të ndikojë edhe më tepër në ofrimin e kushteve të favorshme për sektorin e SME-ve. Si një grup bankash të përgjegjshme ne jemi të angazhuar për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm duke marrë në konsideratë përqasjen mjedisore dhe atë sociale. Gjithashtu, ne jemi të lumtur që përqasja jonë unike dhe ecuria pozitive e zhvillimit janë perceptuar qartësisht dhe në tregun e kapitalit”.

Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e bankës ProCredit Shqipëri, komentoi: “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nënshkruar për 40% aksione të reja, që përfaqëson 3,6% të të gjithë kapitalit aksionar të ProCredit Holding pas rritjes së kapitalit. Ky është një event mjaft pozitiv jo vetëm për ProCredit Holding, por për secilën nga bankat që janë pjesë e Grupit, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në rritjen e mundësive për zhvillim të mëtejshëm”.

Banka ProCredit Shqipëri

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri dhe që operon në vende të ndryshme të rajonit, Europën Lindore dhe Juglindore si dhe Gjermani. Banka është e fokusuar në ofrimin e standardeve të larta të shërbimit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve moderne bankare, që plotësojnë pa kufizime në kohë, 24/7, nevojat e klientëve. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Banka mbikëqyret në mënyrë të konsoliduar nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë e saj.