Open Responsive Menu
08 Shkurt 2018

ProCredit Holding: Rritje e suksesshme kapitali

NUK LEJOHET NXJERRJA PËR SHTYP, PUBLIKIMI OSE SHPËRNDARJA, DREJPËRDREJT OSE TËRTHORAZI, NË: SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, AUSTRALI, KANADA, JAPONI, ose brenda tyre

ProCredit Holding: Rritje e suksesshme kapitali

  • Aksione me vlerë bruto prej afro 61 milionë EURO
  • 5,354,408 aksione të reja të emetuara
  • Çmimi i aksionit EUR 11.40

Frankfurt amMain, 2 shkurt, 2018. ProCredit Holding AG &Co. KGaA ("ProCredit", ISIN DE0006223407), shoqëri mëmë e ProCredit group, ka arritur me sukses rritjen e kapitalit të miratuar më 1 shkurt, 2018 Emetimi i 5,354,408 aksioneve të reja me çmim EUR 11.40 do të prodhojë aksione me vlerë bruto prej afro 61 milionë EUR për ProCredit.

Aksionet e reja u vendosen nëpërmjet procedurës së përshpejtuar të vendosjes me investitorë të kualifikuar. Kapitali aksionar i ProCredit Holding AG &Co. KGaA u rrit nga EUR 267,720,420 me EUR 26,772,040 në EUR 294,492,460 kundrejt kontributeve në të para, duke përjashtuar të drejtat e nënshkrimit. Mbi bazën e kërkesës së lartë për aksione të reja, Bordi Drejtues dhe Bordi Mbikëqyrës i ProCredit Holding AG &Co. KGaA vendosi rritjen e kapitalit aksionar nga kapitali i autorizuar me 10% në vend të 3%.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nënshkruar për 40% aksione të reja që përfaqëson 3,6% të të gjithë kapitalit aksionar të ProCredit Holding pas rritjes së kapitalit. "ProCredit është një partner yni afatgjatë në transaksionet e borxhit dhe kapitalit. Jemi të lumtur që marrim pjesë në rritjen e parë të kapitalit nëpërmjet tregjeve të kapitalit për të mbështetur më tej rritjen e Grupi duke mundësuar përmirësim në aksesin e SME-ve për tu financuar në mënyrë të përgjegjshme në vendet ku ne operojmë. ProCredit Holding vazhdon të jetë midis bankave partnere kyçe të BERZH-it në huadhënien e SME-ve", u shpreh HenryRussell, Drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën, Ekipi i Institucioneve Financiare.

Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit General Partner AG (ent menaxhues me përgjegjësi të vetme i ProCredit Holding AG &Co. KGaA), shpjegoi: "Një vit pas listimit të aksioneve të grupit tonë në Bursën e Frankfurtit, arritëm të përdorim këtë akses në tregjet e kapitalit për herë të parë sot për të financuar rritjen e ardhshme të grupit tonë bankar. Jemi shumë të kënaqur me suksesin e kësaj mase. Kërkesa për aksione të reja nga ProCredit Holding ka tejkaluar ndjeshëm pritshmëritë tona. E vlerësojmë shumë faktin që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar për një numër të madh aksionesh të reja. Vendosja e suksesshme e aksioneve të reja është për ne një shenjë e qartë besimi te grupi ynë dhe në mënyrën tonë të zhvillimit të biznesit bankar." Mbi bazën e kapitalit, ProCredit planifikon të vazhdojë rritjen e grupit dhe të zgjerojë biznesin e saj me SME-të, kapitalit nga Evropa Juglindore dhe Lindore.

Aksionet e reja kanë të drejtë dividendi më 01 janar, 2017 dhe pritet që të përfshihen në listimin ekzistues në nënsegmentin e tregut të rregulluar (Prime Standard) të Bursës së Frankfurtit më 07 shkurt, 2018.

Masa e kapitalit shoqërohet nga Berenberg, si koordinator i vetëm dhe me equinet Bank si mbajtës i përbashkët i llogarive dhe Econnext si këshillues.

Person Kontakti:

AndreaKaufmann, GroupCommunications, ProCredit Holding

Tel.: +49 69 951 437 138, e-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com

NadineFrerot, InvestorRelations, ProCredit Holding

Tel.: +49 69 951 437 285, e-mail: Nadine.Frerot@procredit-group.com

 

Rreth ProCredit Holding AG &Co. KGaA

ProCredit Holding AG &Co. KGaA, e vendosur në Frankfurt amMain, Gjermani, është shoqëria mëmë e grupit ProCredit të orientuar nga zhvillimi, e cila përbëhet nga banka për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME-të) dhe fokusi operacional i të cilave është në Evropën Juglindore dhe Lindore. Përveç fokusit rajonal, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe Gjermani. Aksionet e shoqërisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionerët kryesorë të ProCredit Holding AG &Co. KGaA përfshijnë investitorë strategjikë të Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest, DOEN Participaties Holandez, Banka e Zhvillimit KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si shoqëri e mbirenditur sipas Ligjit për bankat të Gjermanisë, ProCredit Holding AG &Co. KGaA mbikëqyret mbi një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare i Gjermanisë (BundesanstaltfürFinanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbank-a gjermane. Më shumë informacion mund t'i gjeni në faqen e internetit të shoqërisë në www.procredit-holding.com.

Informacion i rëndësishëm

Ky njoftim dhe informacioni që përmban ai nuk synon dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të asnjë personi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ("Shtetet e Bashkuara"), Australi, Kanada ose Japoni apo në çfarëdo juridiksioni tjetër në të cilin një publikim ose zbulim i tillë informacioni do të ishte i paligjshëm. Njoftimi nuk përbën një ofertë apo pjesë të një oferte, ose një kërkesë për të blerë tituj në Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Japoni, ose çdo juridiksioni tjetër, pavarësisht nëse një ofertë ose kërkesë e tillë do të ishte e paligjshme apo jo.

Ky njoftim mund të përmbajë "deklarata për të ardhmen" ose deklarata që konsiderohen që i përkasin të ardhmes. Këto deklarata për të ardhmen mund të identifikohen nga përdorimi i fjalëve përkatëse, të tilla si "besoj", "supozoj", "planifikoj", "parashikoj", "pres", "synoj", "mund", "ka mundësi", "do të" ose "duhet" ose format përkatëse mohore ose ndryshme të tjera ose fjalë të ngjashme. E njëjta gjë zbatohet për deklaratat lidhur me strategjitë, planet, objektivat, ngjarjet ose qëllimet e ardhshme. Deklaratat për të ardhmen mund të ndryshojnë qenësisht nga rezultatet e ardhshme dhe, në fakt, ato shpesh ndryshojnë. Të gjitha deklaratat për të ardhmen pasqyrojnë pikëpamjen aktuale të ProCredit Holding në lidhje me ngjarjet e ardhshme dhe janë objekt i rreziqeve që lidhje me ngjarjet e ardhshme apo rreziqe të tjera, pasiguri dhe supozime në lidhje me biznesin, pozicionin financiar, rezultatet e operacioneve, likuiditetin, perspektivat, rritjen ose strategjinë e ProCredit Holding. Është me vend që deklaratat për të ardhmen të konsiderohen gjithmonë nga perspektiva e datës kur janë bërë. ProCredit Holding, Berenberg dhe equinet Bank, si dhe shoqëri të tjera filiale heqin shprehimisht dorë nga çdo detyrim për të përditësuar, rishikuar ose rregulluar çdo deklaratë për të ardhmen që përfshin ky njoftim si rezultat i informacioneve të reja, zhvillimeve të ardhshme apo arsyeve të tjera.