Open Responsive Menu
18 Janar 2018

Fitch Ratings përmirëson vlerësimin e saj me "BB-" për ProCredit Bank Shqipëri.

Long-Term Foreign-Currency Issuer Default Rating (IDR) to 'BB-' from 'B+' with a Stable Outlook.

Fitch Ratings në raportin më të fundit ka përmirësuar vlerësimin për IDR të ProCredit Bank Albania (PCBA) në 'BB-' nga 'B +', me një perspektivë të qëndrueshme.

Fitch gjithashtu ka përmirësuar vlerësimin e mbështetjes në '3' nga '4'.

Fitch gjithashtu thekson se vleresimi për IDR-të dhe Vlerësimi i Mbështetjes për ProCredit Bank Shqipëri, mbështeten në mundësinë e përkrahjes nga aksioneri kryesor (100% ) ProCredit Holding AG & Co. KGaA (PCH, BBB / Stable). Në Vlerësimin e Mbështetjes, Fitch sheh pozitivisht zotërimin e plotë të ProCredit Bank Shqipëri, rëndësinë strategjike të Evropës Juglindore në ProCredit Holding, implikimet e mundshme negative të një dështimi të një prej filialeve për grupin dhe integrimin e fortë të ProCredit Bank Shqipëri brenda grupit dhe një mbështetje të siguruar për kapital dhe likuiditet.

Shkalla në të cilën mbështetja mund të përfshihet në vlerësimet e ProCredit Bank Shqipëri nga Fitch është e kufizuar nga vlerësimi i transferimit dhe konvertueshmërisë së risqeve në Shqipëri.

Bazuar në këto kufizime, Fitch mund të bëjë një diferencë me një nivel mes vlerësimeve të ProCredit Bank Shqipëri  dhe ProCredit Holding. Long-Term Local-Currency IDR së ProCredit Bank Shqipëri është e kufizuar nga vlerësimi i Fitch ndaj rreziqeve të vendit në Shqipëri. Vlerësimi i qëndrueshëm mbi to reflekton balancën e rreziqeve në profilin e kredive sovrane të Shqipërisë.

Materialin e plotë për vlerësimin mund ta gjeni të publikuar në faqen e Fitch Ratings duke klikuar këtu.