Open Responsive Menu
21 Tetor 2017

Grupi ProCredit dhe ADAMI Media Prize vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për promovimin e diversitetit kulturor në Europën Lindore

Grupi ProCredit dhe ADAMI Media Prize vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për promovimin e diversitetit kulturor në Europën Lindore

Vazhdimi i bashkëpunimit midis ADAMI Media Prize dhe ProCredit Holding, i cili ka filluar në vitin 2016, siguron dhe garanton mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve të ADAMI Media Prize në promovimin e diversitetit kulturor dhe krijimit të mundësive për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve midis regjisorëve të filmave, gazetarëve audio-viziv dhe transmetuesve.

Vendet ku ADAMI Media Prize është aktive janë Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Republika e Moldavisë dhe Ukraina. ADAMI Media Prize është një iniciativë e organizatës jofitimprurëse gjermane Forschungsgruppe Modellprojekte e.V. dhe sponsorizohet Ministria e Jashtme Federale Gjermane (Ausëärtiges Amt). Stefan Tolz, Drejtori i Programit të ADAMI Media Prize deklaroi: "Mbështetja e Grupit ProCredit na ndihmon të ecim përpara me projektimin dhe zhvillimin e këtij çmimi mjaft të ri të medias, si dhe iniciativat në fushën e trajnimeve. Bashkëpunimi është gjithashtu një shenjë e rëndësishme për shoqëritë civile në vendet e Partneritetit Lindor ku angazhimi dhe përkushtimi i përbashkët mund të sjellë ide të rëndësishme".

ProCredit Holding do të ofrojë fonde shtesë për aktivitetet e ADAMI-t në vitin 2017, si dhe për organizimin e ADAMI Media Prize në vitin 2018, duke përfshirë ceremoninë e çmimeve gala në Kishinau, Moldavi. Ky event, i cili transmetohet në vende te ndryshme vlerëson me çmime filmat, televizionet dhe programet online të jashtëzakonshme të cilat promovojnë diversitetin kombëtar, etnik, fetar apo kulturor midis popujve të Europës Lindore dhe Kaukazit.

Borislav Kostadinov, Anëtar i Këshillit Drejtues të ProCredit Holding, kompania mëmë e Grupit ProCredit deklaroi: "Duke qenë një grup bankar i cili përpiqet të veprojë në mënyrë të përgjegjshme, ProCredit ndan parimet etike themelore të ADAMI Media Prize dhe është i bindur se peizazhi mediatik luan një rol kryesor në mprehjen dhe formimin e qëndrimeve publike në lidhje me diversitetin kulturor, duke ilustruar mënyrën se si pluralizmi dhe heterogjeniteti mund të kontribuojnë për një bashkëjetesë paqësore".

ADAMI Media Prize fokusohet në punën e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në vendet e Partneritetit Lindor të Bashkimit Europian. Qëllimi dhe objektivi i iniciativës ADAMI është të promovojë bashkëjetesën paqësore mes popujve duke nxitur idetë dhe perspektivat e reja në media dhe duke promovuar interesin e medias në tema dhe çështje të diversitetit kulturor dhe integrimit.

Rreth ADAMI Media Prize

ADAMI Media Prize është një iniciativë e organizatës jofitimprurëse gjermane Forschungsgruppe Modellprojektee.V. dhe financohet nga Ministria e Jashtme Federale Gjermane (Ausëärtiges Amt). Kjo iniciativë organizohet në bashkëpunim me Unionin Europian të Transmetimeve (EBU), Shoqatës Gjermane për Studimet e Europës Lindore dhe me mbështetjen e partnerëve mediatik si MDR, ZDF, Deutsche Welle, kanali kulturor francez-gjerman ARTE dhe shoqëritë publike televizive në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Gazetarë dhe regjisorë të njohur nga shoqëri televizive dhe mediatike në të gjithë Europën po kontribuojnë me përvojën dhe eksperiencën e tyre në iniciativën ADAMI për të krijuar mundësi më të mira pune dhe bashkëpunimi në vendet e Partneritetit Lindor dhe për të promovuar diversitetin në media. Për më shumë informacion vizitoni www.adamimediaprize.eu.

Rreth Grupit ProCredit

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit të orientuar drejt zhvillimit, i cili përbëhet nga banka tregtare dhe komerciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) dhe fokusi operacional i tyre është në Europën Juglindore dhe Lindore. Krahas kësaj pranie në këto rajone, grupi ProCredit ushtron gjithashtu aktivitetin e tij në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e shoqërisë tregtohen në segmentin Prime Standard të bursës së Frankfurtit. Aksionerët themelues të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (të cilët përfshijnë mjetet e investimit për stafin dhe punonjësit e ProCredit), Dutch DOEN Participaties BV, KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si një shoqëri mjaft e organizuar e grupit sipas Ligjit Gjerman për Bankat, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Banka Qendrore e Gjermanisë.  Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit të shoqërisë www.procredit-holding.com.