Open Responsive Menu
26 Maj 2017

Fitch Ratings riafirmon "B+" për bankën ProCredit Shqipëri

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings në publikimin e saj të fundit ka riafirmuar vlerësimin e saj 'B+' dhe 'BB-' për Long-Term Foreign and Local Currency Issuer Default Ratings (IDRs), me një rritje të vlerësimit nga 'B' dhe 'B+', krahasuar me një vit më parë.

Në deklaratën për shtyp, Fitch Ratings thekson se kjo rritje mbështetet në vlerësimin që kompania Fitch Ratings i ka bërë riskut të vendit, Shqipërisë. Perspektivat mbi risqet e falimentimit të emetuesve në monedhë vendase dhe të huaj për ProCredit Bank Shqipëri, janë të qëndrueshme dhe pasqyrojnë pikëpamjen e Fitch Ratings mbi luhatjet e balancuara të riskut të vendit.
Nga pikëpamja e Fitch Ratings, vlerësimi bazohet në angazhimin dhe mbështetjen afatgjatë strategjike si të aksionerit kryesor (100%) ProCredit Holding (“PCH”), ashtu edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare që janë aksionerët kryesorë të PCH. Kjo mbështetje theksohet në rolin e tyre brenda strukturës së ProCredit Holding, përafrimin e misioneve të tyre të financimit të zhvillimit me atë të ProCredit Holding dhe në bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen për kapital dhe likuiditet që ata i sigurojnë ProCredit Holding si edhe bankave të grupit.

Materialin e plotë për vlerësimin e Grupit mund ta gjeni të publikuar në faqen e Fitch Ratings duke klikuar këtu.