Open Responsive Menu
28 Prill 2017

Banka ProCredit mbështet organizimin e forumit të biznesit Shqipëri – Ukrainë.

28 prill 2017 - Eventi nën titullin: Forumi i biznesit Shqipëri – Ukrainë: "Një hap përpara", organizuar nga Albanian Export Center, pati mbështetjen e bankës ProCredit si sponsor gjeneral. 
Në aktivitet ishin të pranishëm klientë të bankës ProCredit, kompani SME nga fusha e industrisë ushqimore dhe me potencial për të lidhur marrëdhënie biznesi me Ukrainën. Përveç forumit të biznesit ku u diskutuan mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve, bizneset e pranishme pjesë e zinxhirit ushqimor, patën mundësi të zhvillonin takime B2B.

Adela Leka,  Drejtuese e ProCredit Bank, e pranishme në panel deklaroi se: “Banka ProCredit ndërmori iniciativën për të mbështetur realizimin e këtij eventi bazuar në rëndësinë e vendosjes së kontakteve dhe partneriteteve të reja, si ndikues të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bizneseve.  Organizimi i aktiviteteve, që në fokus të tyre kanë ofrimin e mundësive të reja të biznesit, ngritjen e network-ut, informimin dhe promovimin e biznesit të klientëve tanë janë në fokus të bankës ProCredit. Tashmë eventet Business to Business, panairet dhe seminaret informuese janë kthyer në traditë për ne. Bizneset shqiptare SME klientë të bankës sonë, shfaqin potencial të lartë jo vetëm për bashkëpunim rajonal, por edhe më gjerë, gjë e cila demonstrohet dhe nga interesi dhe prezenca juaj sot. Ju keni avantazhin që marrëdhëniet midis bizneseve tuaja dhe Ukrainase të mbështeten krejtësisht dhe nga bankat simotra ProCredit, ProCredit Shqipëri dhe Ukrainë, si pjesë e të njëjtit grupit bankash. Bankat ProCredit që operojnë në Shqipëri dhe Ukrainë ofrojnë për ju një sërë lehtësish në mënyrë që marrëdhëniet dhe transaksionet e biznesit midis bizneseve të dy vendeve të kryhen shpejt dhe me kosto minimale.”