Open Responsive Menu
03 Prill 2017

ProCredit Bank në Panairin e Punës 2017

ProCredit Bank ishte një prej kompanive pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2017, duke promovuar ProCredit Bank si punëdhënës dhe programin “ProCredit Entry Programme” si mënyra e vetme për tu bërë pjesë e një institucioni etik dhe të fokusuar në bankingun e përgjegjshëm. Panairi i Punës 2017, i cili qëndroi i hapur për vizitorët gjatë datave 29-31 mars 2017, synoi që të promovojë kompanitë të cilat ofrojnë mundësi punësimi apo internship për të studentë, të sapodiplomuar apo punëkërkues me eksperiencë.

Gjatë tre ditëve të panairit u vu re interesim i lartë dhe kandidatë potencialë për tu bërë staf të ardhshëm të bankës. Të ftuar për të dhënë informacion dhe ndarë me të interesuarit eksperiencat e tyre personale ishin staf të bankës që kanë qënë më parë pjesë e programit. Ata mirëpritën, ndanë eksperiencën personale dhe synuan të nxisin kandidatë potencialë të aplikojnë online për “ProCredit Entry Programme” nëpërmjet faqes zyrtare të bankës.