Open Responsive Menu
26 Janar 2017

Fitch Ratings rrit vlerësimin e saj me “B+” për ProCredit Bank Shqipëri

Kompania ndërkombëtare e ratings, Fitch Ratings, në publikimin e raportit të saj ka rritur vlerësimin për ProCredit Bank Shqipëri, në “B+”


(Stable Outlook: Upgrade of ProCredit Bank Shqipëri LongTerm Foreign and Local Currency Issuer Default Ratings (IDRs) to 'B+' and 'BB-', respectively from 'B' and 'B+'. All other ratings have been affirmed).

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit, Fitch Ratings, ka rritur vlerësimin e saj për ProCredit Bank Shqipëri, nga “B” në “B+”, me perspektivë të qëndrueshme për të ardhmen për rrezikun afatgjatë të kreditit.

Në deklaratën për shtyp, Fitch Ratings thekson se kjo rritje mbështetet në vlerësimin që kompania Fitch Ratings i ka bërë riskut të vendit, Shqipërisë. Perspektivat mbi risqet e falimentimit të emetuesve në monedhë vendase dhe të huaj për ProCredit Bank Shqipëri, janë të qëndrueshme dhe pasqyrojnë pikëpamjen e Fitch Ratings mbi luhatjet e balancuara të riskut të vendit.

Nga pikëpamja e Fitch Ratings, vlerësimi bazohet në angazhimin dhe mbështetjen afatgjatë strategjike si të aksionerit kryesor (100%) ProCredit Holding (“PCH”), ashtu edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare që janë aksionerët kryesorë të PCH. Kjo mbështetje theksohet në rolin e tyre brenda strukturës së ProCredit Holding, përafrimin e misioneve të tyre të financimit të zhvillimit me atë të ProCredit Holding dhe në bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen për kapital dhe likuiditet që ata i sigurojnë ProCredit Holding si edhe bankave të grupit.

Materialin e plotë mund ta gjeni të publikuar në faqen e Fitch Ratings duke klikuar këtu.