Open Responsive Menu
27 Dhjetor 2016

Banka ProCredit mbështet workshop-in “Sfidat e zhvillimit rajonal”

Banka ProCredit mbështeti organizimin e edicionit të 5-të të workshop-it “Sfidat e zhvillimit rajonal”, organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Ekonomik Shkodër. Ky workshop ka në fokus të tij nxitjen e ideve dhe rritjen e aftësive analitike dhe prezantuese tek studentët nëpërmjet përgatitjes së temave me interes. Në këtë aktivitet u bë prezantimi i tetë temave më të mira të studentëve të Masterit të diplomuar këtë vit.

Banka ProCredit mbështeti aktivitetin me çmimet e para. Gjithashtu Z.Elvis Çaushi, Drejtor i Degës së ProCredit Bank në qytetin e Shkodës, ishte pjesë e panelit të jurisë për të përzgjedhur temat më të mira. Pjesëmarrësit, studentë të këtij Fakulteti treguan interes dhe për ProCredit Entry Programme, si mënyra e vetme për të punuar në bankën ProCredit dhe intership-et e mundshme në bankën ProCredit.

Ky aktivitet u përcoll edhe nga një audiencë e gjerë, si përfaqësues të pushtetit vendor, studentë të Masterit, shoqeria civile si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Përgëzojmë tre fituesit e vendeve të para për temat interesante: Senida Boshti, “Sinergjia e faktorëve të influencës së investimeve private të brendshme. Analizë mikroekonomike e bizneseve Shkodër”; Erion Shala, “Faktorët ndikues në cilësinë e informacionit kontabël”; dhe Jetmir Muja, “Faktorët që ndikojnë në motivimin e punonjësve”.