Open Responsive Menu
20 Tetor 2016

15 Euro komision fiks për transfertat ndërkombëtare.

Në mënyrë që të nxisë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndërkombëtare të klientëve të saj SME, ProCredit Bank ju mundëson të kryeni pagesa tek partnerët tuaj të biznesit nëpërmjet një sistemi të shpejtë dhe të sigurt transfertash.

ProCredit Bank Shqipëri, si pjesë e grupit ndërkombëtar të bankave që operojnë në vende të ndryshme të Europës dhe Gjermani, nëpërmjet funksionimit të ProCredit Bank Gjermani si bankë korrespondente, mundëson për klientët e saj transferta ndërkombëtare me kushte shumë të favorshme.

Për transferta që urdhëroni nga llogaria juaj në ProCredit Bank Shqipëri drejt të gjitha vendeve të Europës, ju paguani komision fiks 15 Euro/për transfertë, pavarësisht shumës që po transferoni. Ky çmim është i vlefshëm për tipet e komisioneve “Share” dhe “Beneficiary”. Në këtë mënyrë u ofrojmë klientëve tanë komisione të favorshme, transparente dhe të thjeshta për tu përllogaritur. Për më tepër, fondet procesohen brenda të njejtës ditë ose maksimumi ditën e nesërme (kjo në varësi të kohës kur klienti urdhëron transfertën).

Kryeni pagesa tek partnerët tuaj ndërkombëtarë të biznesit shpejt dhe lehtë përmes platformës e-banking.

Nëse keni nevojë për informacion më të detajuar, ju mund të telefononi në Qendrën e Kontaktit +355 4 2 389 389, e cila është në dispozicionin tuaj 24/7, ose mund të na kontaktoni përmes website tonë dhe ne do t’ju kontaktojmë në momentin më të parë të mundëshëm.

ProCredit Bank, Banka Juaj Partnere !