Open Responsive Menu
30 Shtator 2016

ProCredit Bank në "Work and Study" 2016

Gjatë datave 28-30 shtator 2016 u zhvillua edicioni “Work and Study 2016”. Ky edicion synoi që të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. ProCredit Bank ishte një prej kompanive pjesëmarrëse duke promovuar bankën si një punëdhënës i qëndrueshëm dhe programin “ProCredit Entry Programme” si mënyra e vetme për tu bërë pjesë e një institucioni etik dhe të fokusuar në bankingun e përgjegjshëm.

Gjatë tre ditëve të panairit, të ftuar për të dhënë informacion dhe ndarë me të pranishmit eksperiencat e tyre personale ishin staf të bankës, të cilët kanë qënë më parë pjesë e programit. Ata mirëpritën të interesuarit, ndanë me ta eksperiencën personale dhe nxitën kandidatë potencialë të aplikojnë nëpërmjet faqes sonë zyrtare për tu bërë pjesë e programit "ProCredit Entry Programme".

Programi ofron një mundësi unike për pjesëmarrësit që të vlerësojnë nëse aftësitë dhe cilësitë individuale përputhen me mënyrën e punës në Bankën ProCredit. Cilësia e programit tonë të punësimit dhe metodat e vazhdueshme të trajnimit na ndihmojnë të sigurojmë që të ofrojmë një shërbimim sa më cilësor ndaj klientëve tanë.

Për më shumë informacion vizitoni http://www.procreditbank.com.al/sq/si-te-aplikoni

Apliko tani