Open Responsive Menu
13 Qershor 2016

Stafi i ProCredit Bank në aksion për pastrimin e ambientit nga mbeturinat.

Mbrojtja e mjedisit është një përbërës thelbësor në misionin dhe zhvillimin e bankës ProCredit. Siç është bërë tashmë traditë prej disa vitesh, në fundjavën që lamë pas rreth 100 punonjës me iniciativë vullnetare u mblodhën në një aksion të përbashkët për pastrimin e ambientit nga mbeturinat.
Ky aksion, i cili datoi dhe me hapjen e sezonit turistik, u shtri në disa zona si Plazhi i Shëngjinit në Lezhë dhe zona turistike e qytetit të Korçës.
Të gjithë të pjesëmarrësit dhanë një shembull pozitiv në komunitetin përreth duke promovuar një përqasje të përgjegjshme qytetare dhe rritur ndërgjegjësimin qytetar ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Përqasja mjedisore e ProCredit Bank transmetohet në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga iniciativat që ProCredit merr si bankë, por edhe nga vetë stafi, të cilët dëshirojnë të jenë pjesëtarë aktivë të shoqërisë dhe të luajnë një rol më të madh, përtej të qënit vetëm pjesë e një institucioni bankar.