Open Responsive Menu
23 Maj 2016

NJOFTIM PËR KLIENTË

-Për klientë Biznesi dhe Individë-

Plotësimi shpejt dhe me efiçencë i nevojave tuaja është prioritet i ProCredit Bank. Ndaj, duke filluar nga data 1 Korrik 2016, ju do të keni mundësi që të kryeni:

  • Transfertat brenda bankës ProCredit
  • Pagesa të tatimeve dhe doganave
  • Transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Pagesat e energjisë elektrike, ujit, telefonit

vetëm përmes platformës e-banking, si mënyra më efiçente për t’i kryer ato. Kryerja e këtyre transaksioneve në sportelet e bankës nuk do të jetë më e mundur pas kësaj date.
Përveçse sigurisë maksimale dhe mundësisë për të kryer veprime bankare nga komoditeti i zyrës apo shtëpisë suaj, përdorimi i platformës e-banking ofron dhe komisione më të lira se në sportelet e bankës.

Jeni të lutur të paraqiteni pranë Agjencive të ProCredit Bank për tu informuar në detaje mbi avantazhet që platforma e-banking siguron për ju dhe të pajiseni me këtë shërbim. Stafi ynë profesional do ju këshillojë dhe do t’ju përgjigjet në përmbushje të nevojave tuaja.

Jemi të sigurt që kjo do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ofrimin e një shërbimi më cilësor, në përputhje me standardet më të larta Gjermane të bankimit.


ProCredit Bank, Banka Juaj Partnere!