Open Responsive Menu
06 Maj 2016

Oferta më e favorshme në treg për biznesin tuaj

Në mënyrë që të nxisë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndërkombëtare të biznesit tuaj në të gjithë Europën Juglindore ju ofrojnë sistemin e pagesave ProPay, i cili ju lidh me partnerët tuaj në të gjithë rajonin. Pagesat përmes këtij sistemi realizohen midis rrjetit të përbërë nga 11 bankat ProCredit që operojnë në Europën Juglindore dhe Gjermani, duke ofruar kushte të favorshme dhe kohë shumë të shkurtër procesimi.

Cilët klientë mund të përfitojnë nga Transfertat ProPay?
Klientë të bankave ProCredit që operojnë në rajon si biznese, individë dhe institucione publike.  
Ku mund të përdoret sistemi i pagesave ProPay?
Shqipëri, Gjermani, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Rumani dhe Ukrainë.
Pse ProPay?
Për të përfitur nga pagesa të shpejta me kushte prefenciale për/nga partnerët tuaj të biznesit.

Përfitimet për transfertat ProPay:

  • Kosto e ulët – vetëm 2.5 Euro/Dollar brenda rrjetit të bankave ProCredit.
  • Transfertë pa komisione – për përfituesin e fondeve.
  • Shpejtësi – transfertat kryhen brenda ditës dhe përfituesi i transfertës pret fondet brenda së njejtës ditë.

Urdhëro trasnfertat përmes platformës e-Banking dhe përfito nga këto kushte.

Nëse keni nevojë për informacion më të detajuar, ju mund të telefononi në Qendrën e Kontaktit +355 4 2 389 389, e cila është në dispozicionin tuaj 24/7, ose mund të na kontaktoni përmes website tonë dhe ne do t’ju kontaktojmë në momentin më të parë të mundëshëm.  

ProCredit Bank, Banka Juaj Partnere!