Open Responsive Menu
31 Mars 2016

Njoftim për klientë Individë Privatë.

Të nderuar Klientë!

Në kuadër të rivlerësimit të kushteve të biznesit me klientët tanë, ProCredit Bank Shqipëri ka ndryshuar kriteret e ofrimit të shërbimeve për vazhdueshmërinë e marrëdhënies me klientët e saj Individë Privatë.


Ftojmë të gjithë ata klientë që nuk kanë realizuar të paktën një transaksion në tre muajt e fundit ose kanë në llogaritë e tyre një balancë më pak se 200 Euro (ekuivalente në Lek dhe Dollar) të paraqiten pranë bankës për të ripërdorur shërbimet tona bankare. Këta klientë duhet të paraqiten deri në datë 15 Maj 2016, pranë Agjencive të ProCredit Bank për të plotësuar kriteret e përmendura më lart.

Në rast se këto kritere nuk mund të përmbushen nga ana e klientit deri në këtë datë, banka ju fton për të tërhequr fondet që dispononi në llogari dhe kryer veprimet e mbylljes së llogarisë/ve si edhe produkteve të tjera (nëse ka). Në rast mosplotësimi kushtesh, pas kësaj periudhe banka do të realizojë mbylljen automatike të shërbimeve bankare.

Për çdo informacion të mëtejshëm jeni të lutur të paraqiteni pranë Agjencive tona ose kontaktoni me Qëndrën e Kontaktit 04 2 389 389.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

ProCredit Bank Shqipëri.