Open Responsive Menu
26 Nëntor 2015

ProCredit Bank feston 20 VJETORIN e saj me klientë dhe partnerë

Tiranë, 26 Nëntor 2015 – Pas Inaugurimit të Zonës 24/7 në Agjencinë Tirana e Re, ProCredit Bank ka festuar me klientë dhe partnerë të saj 20 vjet banking të suksesshëm në tregun shqiptar.

Rreth 200 klientë të saj dhe partnerë biznesi ishin të pranishëm në këtë takim duke vlerësuar rolin e partneritetit afatgjatë me bankën ProCredit si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit të tyre. Gjithashtu ata vlerësuan ofrimin e shërbime bankare të avancuara si dhe këshillimin e vazhdueshëm financiar nga Këshillues profesionalë dhe të specializuar.

Në takim ishte i pranishëm dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z.Gent Sejko, i cili përshëndeti takimin dhe u shpreh se: “ProCredit Bank, prej 20 vitesh mbështet bizneset vendase duke financuar dhe shërbyer në mënyrë cilësore sektorëve strategjikë të ekonomisë tonë”

Gjithashtu gjatë takimit një vëmendje e veçantë u tregua dhe për Zonat 24/7, si një arritje e madhe në industrinë bankare, që sjell një standard të ri shërbimi ndaj klientit që lehtëson administrimin e fondeve dhe transaksionet rutinë të tyre.


ProCredit Bank është një bankë tregtare e orjentuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri dhe që operon në vende të ndryshme të rajonit dhe Gjermani. Aksioneri i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Mbikqyremi nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë tonë.

ProCredit Bank, 20 Vjet banking i suksesshëm!