Open Responsive Menu
26 Nëntor 2015

Me rastin e 20 vjetorit të saj, ProCredit Bank inauguron Zonën e vetëshërbimit 24/7-Tirana e Re

Tiranë, 26 Nëntor 2015 – ProCredit Bank ka inauguruar Zonën e vetëshërbimit 24/7, në Agjencinë ProCredit Tirana e Re. Ky është një investim që ka për synim të sjellë risi në tregun bankar shqiptar në mënyrën e kryerjes së transaksioneve bankare rutinë si për klientë biznesi, ashtu edhe klientë individë. 
Zonat 24/7 janë të pozicionuara pranë çdo Agjencie ProCredit dhe klientëve të bankës iu mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat ju mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës, apo ditët e pushimit. Shërbimi i depozitimit të keshit përmes pajisjeve si për klientë biznesi, ashtu edhe ata privatë, është një ndër funksionet më të spikatura që ofrohet si një risi ne tregun bankar shqiptar nga ProCredit Bank.

“Është kënaqësi për mua që të jem këtu dhe të konfirmoj përkushtimin e vazhdueshëm të ProCredit Holding - aksionerit të vetëm të ProCredit Bank Shqipëri dhe theksoj se “Zona 24/7” pasqyron vizionin që udhëheq punën tonë - ofrimi i shërbimeve bankare më të avancuara si dhe këshillim i vazhdueshëm financiar për zhvillimin e klientëve tanë”- thesoi Z.Borislav Kostandinov (Kryetari i Këshillit Drejtues të ProCredit Bank)

Takimi u përshëndet dhe nga Ambasadori Gjerman Z.Hellmut Hoffmann, i cili vlerësoi risitë në shërbimet elektronike që ProCredit Bank, si e vetmja bankë gjermane në Shqipëri, sjell për tregun bankar shqiptar.

“Padiskutim që nevojat e klientëve të biznesit SME që ProCredit Bank i shërben janë shumë komplekse dhe për t’i shërbyer sipas standardeve më ta larta gjermane dhe plotësuar të gjithë gamën e nevojave të tyre, kemi sjelle 19 Zona 24/7,  të pozicionuara pranë të gjitha agjencive të ProCredit Bank, në qytete te ndryshme të Shqipërisë. Këto zona janë të dedikuara për te ofruar përmbushjen e nevojave rutinë të klientëve më lirë dhe më shpejt, pa pritur në rradhë, gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës” - u shpreh gjatë ceremonies së Inaugurimit Znj.Adela Leka (Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive).

Kjo risi duhet parë si një arritje e madhe në industrinë bankare, një standard i ri i sjelljes së klientit me bankën që ProCredit Bank sjell për klientët e saj në këtë 20 vjetor të saj.

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orjentuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri dhe që operon në vende të ndryshme të rajonit dhe Gjermani. Aksioneri i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Mbikqyremi nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë tonë.

ProCredit Bank, 20 vjet banking i suksesshëm!