Open Responsive Menu
05 Nëntor 2015

Vlorë, ProCredit Bank inauguron Agjencinë më të re dhe Zonën 24/7-të Vetëshërbimit, me rastin e 20 vjetorit të saj.

Vlorë, 05 Nëntor 2015 - Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara me rastin e 20 vjetorit, ProCredit Bank ka inauguruar Agjencinë më të re dhe Zonën 24/7-të vetëshërbimit në qytetin e Vlorës. Zonat 24/7 janë të pozicionuara pranë çdo Agjencie ProCredit dhe klientëve të bankës iu mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat ju mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Për më tepër shërbimet bankare të kryera në "Zona 24/7" janë më lirë se sa në sportelet e bankës. Për të hyrë dhe marrë shërbime bankare në këtë zonë gjatë 24 orëve, duke përfshirë dhe fundjavën, mjafton që ju të jeni të pajisur me një kartë debiti, ose krediti.

Këto zona janë  të pajisura me pajisje të teknologjisë së lartë, ku shërbimi i depozitimit të keshit përmes pajisjeve si për klientë biznesi, ashtu edhe ata privatë, është një ndër funksionet më të spikatura të kësaj zone. Përveç kësaj klientët mund të kryejnë transferta edhe një sërë pagesash të faturave mujore nëpërmjet platformës elektronike e-banking. Gjithashtu në çdo moment klientët mund të lidhen direkt me Qëndrën e Kontaktit nga kjo zonë, nëse kanë pyetje gjatë kryerjes së shërbimit.

Aktualisht ProCredit Bank ka investuar në 19 Zona 24/7 në të gjithë vendin, të integruara brenda agjencive aktuale.

Kjo përqasje e re do të mundësojë që Këshilluesit e Klientit në ProCredit Bank të jenë të fokusuar tek këshillimi financiar, duke u shkëputur nga veprimet me përfshirje të lartë oparacionale, si numërimi i cash, transaksionet e thjeshta rutinë.  Këshilluesve të Klientit tashmë do jetë në  funksion të këshillimit të personalizuar për klientët e ProCredit Bank. Padiskutim që nevojat e klientëve të biznesit që ProCredit Bank i shërben janë shumë komplekse dhe në favor të plotësimit të tyre me efiçencë, na vijnë në ndihmë zhvillimet teknologjike.

"Fokusi strategjik i bankës ProCredit gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, do të jetë forcimi i marrëdhënieve me klientët nëpërmjet ofrimit të gamës së plotë të shërbimeve në mënyrën më efikase, siç janë shërbimet elektronike dhe në anën tjetër të zhvillojmë dhe më tej rolin tonë si Këshillues, duke siguruar që klientët e biznesit të marrin këshillim profesional dhe cilësi më të mirë të shërbimeve. ProCredit Bank, si një bankë e fokusuar dhe e specializuar në bizneset SME, theksojmë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale për klientët tanë duke zbatuar praktikat më të mira gjermane të bankimit. Në përputhje me misionin e bankës sonë për zhvillimin e bizneseve shqiptare që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, ne sjellim shërbime bankare moderne që sjellin efiçencë dhe sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të bizneseve." - theksoi Znj. LORETA GOGAJ, Drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit të Biznesit në ProCredit Bank.

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orjentuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Mbikqyret nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë e kësaj banke.

 ProCredit Bank, 20 Vjet banking i suksesshëm!