Open Responsive Menu
15 Tetor 2015

ProCredit Bank inauguron Zonën 24/7-të vetëshërbimit, në qytetin e Shkodrës.

Shkodër, 15 Tetor 2015 - Në kuadër të 20 vjetorit ProCredit Bank ka inauguruar Zonën 24/7-të vetëshërbimit në qytetin e Shkodrës. Ky është një investim që ka për synim të sjellë risi në tregun bankar shqiptar për mënyrën e kryerjes së transaksioneve bankare rutinë si për klientë biznesi, ashtu edhe individë private. "Zona 24/7", i mundëson klientëve të bankës ProCredit akses të shërbimeve bankare pa kufizime në kohë.  Këto zona janë  të pajisura me pajisje të teknologjisë së lartë, ku shërbimi i depozitimit të keshit për klientë biznesi dhe individë privatë përmes pajisjeve është një ndër funksionet më të spikatura të kësaj zone. Përveç kësaj klientët mund të kryejnë transfeta edhe një sërë pagesash të faturave mujore nëpërmjet platformës elektronike e-banking. ProCredit Bank ka investuar në 18 Zona 24/7 në të gjithë vendin, të cilat janë të integruara brenda agjencive aktuale të kësaj banke.

"Fokusi strategjik i bankës gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm do të jetë forcimi i marrëdhënieve tona me klientët përmes ofrimit të një game të gjerë shërbimesh efikase, si janë dhe shërbimet elektronike. Në këtë mënyrë mundemi të zhvillojmë dhe më tej rolin tonë si Këshillues, duke siguruar që klientët e biznesit të marrin këshillim profesional dhe cilësi më të mirë të shërbimeve. ProCredit Bank, si një bankë e fokusuar dhe e specializuar në bizneset SME, theksojmë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale për klientët tanë duke zbatuar praktikat më të mira gjermane të bankimit.

Në përputhje me misionin e bankës sonë për zhvillimin e bizneseve vendase, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, sjellim shërbime bankare moderne që sigurojnë efiçencë për klientët tanë." - theksoi Znj.Ardiola Hristic, Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. ProCredit Bank është një bankë tregtare e orjentuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri. Aksioneri i vetëm i kësaj banke është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Ajo mbikqyret nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë e kësaj banke.

ProCredit Bank, 20 vjet banking i suksesshëm!