Open Responsive Menu
05 Tetor 2015

Eksperienca e ProCredit Bank në takimin trajnues për gazetarë

Në datat 3-4 Tetor 2015, u organizua një aktivitet dy ditor nga Shoqata Shqiptare e Bankave, me qëllim trajnimin e gazetarëve ekonomikë të mediave të ndryshme. Gjatë këtij aktiviteti gazetarët patën mundësi të zgjerojnë të kuptuarit e çështjeve financiare dhe bankare në sajë të prezantimeve dhe diskutimeve me përfaqësues nga banka të ndryshme. Qëllimi I këtij organizimi ishte të kuptuarit e rëndësisë së transparencës për një komunikimin më të mirë me publikun, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të gazetarëve të medias së shkruar dhe vizive.

Përfaqësuesja e ProCredit Bank në këtë takim, Znj. Belma Lushi (Drejtore e Njësisë së Klientëve Privatë dhe Shërbimeve Bankare) pati kënaqësinë të lektonte për gazetarët mbi tematikën e shërbimeve elektronike që bankat ofrojnë. Pjesë e këtij prezantimi ishte dhe prezantimi i Zonave 24/7-të vetëshërbimit që ProCredit Bank ofron për herë të parë, si një risi në tregun bankar shqiptar. E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Diskutime konstruktive ndërmjet të pranishëmve dhe pjesëmarrja aktive, rritën efikasitetin e këtij trajnimi. Dita e dytë e aktivitetit vijoi me një udhëtim në ishullin e Sazanit, ku në një mjedis të ngrohtë dhe miqësor gazetarët dhe bankierët kishin mundësi të mëtejshme për të diskutuar mbi çështjet financiare dhe bankare.

ProCredit Bank Shqipëri, 20 vjet baking i suksesshëm!