Open Responsive Menu
30 Shtator 2015

Banka ProCredit prezantohet para kompanive gjermane për herë të parë si banka gjermane për Evropën Lindore.

Kushte tërheqëse për transfertat ndërkombëtare brenda grupit ProCredit.

Në datën 14 shtator, mbi 50 kompani biznesi gjermane,  që i përkisnin sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, te cilat bashkëpunojnë me Evropën Lindore, u ftuan në aktivitetin e organizuar në Palmengarten, Frankfurt, për t'u informuar rreth grupit ProCredit. Përfaqësues nga Bordet drejtuese të 10 bankave ProCredit të Evropës Lindore, si dhe të Bankës ProCredit në Gjermani, diskutuan dhe prezantuan institucionin me këto kompani. Në këtë aktivitet, Banka ProCredit e Bullgarisë njoftoi edhe fillimin operacional të aktivitetit të saj në degën e Selanikut në muajin nëntor 2015.

Dr. Gabriel Schor, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës ProCredit, Gjermani dhe anëtar i Bordit të Menaxhimit të ProCredit Holding paraqiti një përmbledhje të zhvillimit të grupit që ka qenë i pranishëm në Evropën Lindore për më shumë se 15 vjet. Ai permendi fokusin qe Banka ProCredit ka ne zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, në tregjet e Evropes Lindore dhe Juglindore, ku ne jemi të përqëndruar.

Z. Christoph Freytag, prezantoi strategjinë dhe rezultatet e biznesit. "Si banka që i shërben bizneseve SME, ne kërkojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim me klientët tanë në çdo vend," cilësoi Z. Christoph Freytag, zëdhënës i Bordit të Menaxhimit të Bankës ProCredit në Gjermani duke shtuar: "Në këtë mënyrë, ne garantojmë se i kuptojmë klientët tanë, modelet e biznesit dhe projektet e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve dhe krijon siguri dhe besim reciprok"

Banka ProCredit në Gjermani fokusohet në nevojat e SME-ve si në Gjermani ashtu edhe jashtë vendit. Banka i ofron klientëve të biznesit të saj investime dhe hua të kapitalit aktiv në Gjermani, financim ndërkufitar në Rumani, Bullgari, Serbi, Maqedoni dhe Gjeorgji, si dhe financim vendor në 10 vende të Evropës Juglindore dhe Lindore. Banka mund të ofrojë gjithashtu shërbime të shkëlqyera për kompanitë që dëshirojnë të hyjnë në treg apo të zhvendosin prodhimin e tyre në rajon.

ProCredit Bank eshte anëtare e Fondit Gjerman për Mbrojtjen e Depozitave, ofron gjithashtu llogari kursimi dhe depozita me afat për klientët privatë dhe të biznesit.

Bankat e Grupit ProCredit, kanë banke korrespondente, Bankën ProCredit Gjermani. Kjo do tu ofojë klientëve tanë transaksione ndërkombëtare shumë herë më të shpejta dhe me kosto më të ulet, jo vetem midis bankave te Grupit ProCredit, por edhe me klientët ne Gjermani.

Dr. Claus-Peter Zeitinger, "shpirti drejtues" i grupit ProCredit, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të  ProCredit Holding dhe pronar i IPC-së, prezantoi standardet e larta të politikës së rekrutimit dhe trajnimit te personelit në të gjithë grupin.

"Qëllimi ynë është të kemi një personel të mirë-trajnuar që nuk i përshtatet stereotipit tradicional të një bankieri. Kjo do të thotë se ata janë të orientuar ndaj suksesit por nuk e përcaktojnë "suksesin" vetëm në lidhje me shumat monetare.

Ata duhet të kenë një ndërgjegjësim kritik të shoqëruar me një angazhim të fuqishëm ndaj vlerave, një nivel të lartë kompetence sociale dhe analitike dhe shkallë të lartë integriteti personal, "shtoi Zeitinger.

Një proces strikt dhe i standardizuar rekrutimi  i grupit garanton që personeli të rekrutohet mbi bazën e zotësive dhe aftësive të tij. Ky është parimi thelbësor i politikës së personelit.

Përmbushja me sukses e Programit të standardizuar gjashtëmujor  të Bankierëve të Rinj, është rruga e vetme drejt një punësimi të përhershëm në çdo bankë ProCredit. Nëpermjet programve te trajnimit ne akademite rajonale ne Maqedoni dhe Kolumbi, si dhe trajnimi trevjecar per menaxheret ne Akademine ProCredit ne Gjermani, grupi garanton që personeli i tij të ketë jo vetëm ekspertizën e nevojshme teknike, por edhe një bazë të përgjithshme të njohurive dhe vlerave. ProCredit e konsideron veten si një punëdhënës me perspektivë afatgjatë dhe u jep punonjësve të saj mundësi për të ecur përpara, me qëllim që të krijojë lidhje afatgjata me ta. Sot, jo vetëm që 80% e menaxherëve të bankës ProCredit kanë përfunduar akademinë e menaxhimit në Gjermani, por ata kanë qenë gjithashtu pjesë e kompanisë për më shumë se 12 vjet mesatarisht dhe 60% e të gjithë menaxherëve në grup janë gra. Me këto fjalë, Dr. Zeitinger e përmbylli pjesën e parë të ditës.

Gjate eventit, drejtuesit e kompanive gjermane diskutuan mbi mundesite qe banka ProCredit ofron per ta dhe klientet e tyre, ne kuader te sherbimeve dhe financimeve te nevojshme per zhvillimin e aktivitetit te tyre ne Evropen Juglindore dhe Lindore.

Rreth ProCredit Bank AG*

ProCredit Bank AG e ka qendrën në Frankfurt am Main. Plotësisht në zotërim të ProCredit Holding AG&CO. KgaA në Frankfurt am Main. Banka ka një personel me 57 punonjës dhe kapital me shumë totale 50 milion EURO. Banka ProCredit filloi të funksionojë në Gjermani në muajin mars 2013. Banka ka aktive totale në shumën 267 milion EURO. Ajo financon bankat që i përkasin grupit ProCredit, projektet e energjisë së rinovueshme dhe ndërmarrjet e qëndrueshme të vogla dhe të mesme-veçanërisht ato me lidhje biznesi me Evropën Juglindore dhe Lindore. Gjithashtu, banka ofron llogari kursimesh dhe depozita me afat për klientë privatë dhe biznesi

* Të gjitha shifrat janë nga fundi i muajit qershor 2015

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA

ProCredit Holding është kompania mëmë e grupit ProCredit me qendër në Frankfurt që përfshin bankat në Evropën Juglindore dhe Lindore, si dhe  Bankën ProCredit në Gjermani. Në fund të qershorit 2015, aktivet totale të grupit arritën shumën 6.1 miliardë Euro ndërsa baza e konsoliduar e kapitalit të ProCredit Holding arrinte shumën totale prej  EUR 596 milion.

ProCredit Holding është një partneritet publik-privat , aksionerët kryesore të të cilit janë investitorë strategjikë të IPC dhe IPC Invest (një mjet investimi për anëtarët e personelit të ProCredit), Fondacioni holandez DOEN F, KfW dhe IFC (Grupi i Bankës Botërore).