Open Responsive Menu
21 Korrik 2015

Eksperienca gjermane e ProCredit Bank, në fokus të Konferencës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare është aktive prej disa vitesh dhe vazhdon të jetë një partner i fuqishëm në promovimin e Shqipërisë si vend për prodhim, tregti dhe shërbime. Kjo konferencë u mbajt në Tirana Business Park, një nga investimet e fundit gjermane në Shqipëri. E pranishme në këtë konferencë ishte dhe Kancelarja Federale Merkel, e cila shprehu mirënjohjen e saj për "rrugën që ka bërë Shqipëria që prej fillimit të viteve 90".

Ky aktivitet synon tu ofrojë investitorëve, prodhuesve dhe furnitorëve, blerësve dhe shpërndarësve, një pasqyrë të mundësive për bashkëpunim dhe në të njëjtën kohë t'i vendosë ata në kontakt me partnerët kryesorë të industrisë dhe politikës në Shqipëri. ProCredit Bank ishte pjesëmarrëse në panelin e diskutimit “SME-të, Arsimi dhe Financimi”. Përfaqësuese nga ProCredit Bank ishte Znj. Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive si dhe përfaqësues të tjerë si GIZ dhe biznese shqiptare e gjermane. Në qëndër të bisedave të panelit ishte mbështetja e bizneseve SME nga ProCredit Bank dhe roli i ProCredit si një bankë e specializuar në ofrimin e shërbimeve bankare dhe financiare për këto biznese. Që prej fillimit të aktivitetit të ProCredit, 20 vjet më parë, kemi mbështetur bizneset vendase me më shumë se 1 miliardë Euro, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e bizneseve dhe gjithashtu ekonomisë së vendit.

"ProCredit Bank i kushton vëmendje të veçantë sektorëve strategjikë, si prodhimi, agrikultura dhe gjithashtu ne promovojmë investimet Eko për klientët tanë. Në bashkëpinim me bankën ProCredit në Gjermani këtë vit ne do të jemi dhe më tepër të fokusuar në bashkëpunimin me bizneset gjermane të cilat operojnë në Gjermani, Shqipëri dhe gjithashtu në rajon. Qëllimi ynë është të krijojmë dhe zhvillojmë bashkëpunime midis bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në këto vende dhe operojnë me klientë ndërkombëtarë", citoi Znj.Leka gjatë diskutimeve në panel.

ProCredit Bank është një bankat e para që ka dhënë kontributin e vet në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare me focus zhvillimin e prodhimit vendas. Duke ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm me bizneset e përfshira në procesin e prodhimit, përpunimit, grumbullimit dhe tregtimit, ProCredit Bank ofron këshillim dhe zgjidhje financiare, në përputhje me nevojat e klientëve të saj.