Open Responsive Menu
09 Korrik 2015

ProCredit Bank-Eksperienca gjermane në tregun shqiptar

ProCredit bank si anëtare prej vitesh e Shoqatës së Investitorëve të huaj të Shqipërisë (FIIA-Foreign Investors Associations of Albania) ishte e pranishme në ceremoninë e përvjetorit të 15-të të saj. Në përmbushje të misionit të kësaj organizate, për të mbështetur suksesin e anëtarëve të saj dhe në shenjë partneriteti të ndërtuar prej vitesh, përfaqësues të FIAA kishin kënaqësinë të na dorëzonin një trofe mirënjohje.
Ajo vlerësohet shumë dhe është e mirëpritur nga autoritetet, komuniteti i biznesit, si dhe organizmat ndërkombëtare si BE, BB, IFC, EBRD dhe OSBE.

Eksperienca 20 vjeçare në tregun shqiptar e ProCredit bank janë dëshmi e qartë e suksesit dhe ndikimit në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Më shumë se 120’000 klientë na kanë përzgjedhur për përqasjen e përgjegjshme, profesionalizmin dhe standartet e larta gjermane të pasqyruara në treg, që prej vitit 1995.

Aksioneri ynë i vetëm është ProCredit Holding me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Bankat ProCredit kanë një shtrirje rajonale dhe të gjitha (me përjashtim të ProCredit bank Gjermani) ndjekin një strategji të njejtë dhe të gjitha funksionojnë nën të njejtin mision që i ka bazat në zhvillim dhe objektiva tregtare.

ProCredit Bank, 20 vjet në mbështetje të prodhimit vendas !