Open Responsive Menu
09 Qershor 2015

Aktivitete nga ProCredit Bank

Në kuadër të Iniciativës së ProCredit Bank “ProCredit Bank, përgjegjës për të ardhmen”, u organizuan një sërë aktivitetesh. Fokusi i tyre ishte jo vetëm rritja e kontributit tonë për një mjedis më të pastër, por në të njëjtën kohë të forcojmë imazhin e bankës ProCredit, si pjesë e një grupi bankash orientuara drejt zhvillimit që punojnë dhe projektojnë në mënyrë të përgjegjshme.

ProCredit Bank organizoi enkas për fëmijët një aktivitet argëtues. Fëmijët e pranishëm ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare private “Kristaq Rama”, si dhe shumë fëmijë të tjerë dhe vizitorë të Kopshtit Zoologjik. Fëmijët u njohën me ambientet e shtëpizës ekologjike Eden, ku dhe morën informacione për mbrojtjen e mjedisit dhe gjallesave të ndryshme. Më pas të gjithë sëbashku ndoqën teatrin për fëmijë të luajtur në natyrë nga Trupa e Teatrit Kombëtar. Kjo atmosferë e gëzueshme u përcoll deri në fund të takimit, kohë kur në kuadër të nismës sonë, për mësuesit e pranishëm u pajisën me çanta Eko.

Janë 30'000 çanta Eko që janë shpërndarë në supermarketet më të mëdha të vendit, librari dhe në klientë të tjerë të ProCredit Bank. Kjo nismë është përkrahur dhe vlerësuar si një nismë konkrete dhe me impakt të lartë në publik.

Pjesë e misionit të bankës ProCredit është dhe minimizimi i ndikimit tonë negativ në mjedis. Për ta forcuar edhe më tej këtë përqasje, si një institucion ndërkombëtar të gjitha bankat e grupit ProCredit kanë ndërmarrë njëkohësisht një nismë ndërgjegjësuese.

Ne synojmë jo vetëm të kontribuojmë drejtpërdrejtë në një mjedis më të pastër por edhe të zgjerojmë më tej ndërgjegjësimin e publikut mbi çëshjet mjedisore si dhe në të njëjtën kohë të forcojmë imazhin e bankës sonë si një bankë që kujdeset për mjedisin.

Ne mendojmë dhe projektojmë në terma afatgjatë, mendojmë për të nesërmen tuaj, tonën dhe fëmijëve tanë. Nëpërmjet të tilla aktivitetesh dëshirojmë të përcjellim shembuj të mirë dhe rrisim ndërgjegjësimin tek brezat e rinj.


ProCredit Bank, përgjegjës për të ardhmen !