Open Responsive Menu
27 Maj 2015

ProCredit Bank, përgjegjës për të ardhmen!

Një përbërës thelbësor në misionin e zhvillimit të të gjithë grupit të bankave ProCredit, është mbrojtja e mjedisit.  Për ta forcuar edhe më tej këtë përqasje, si një institucion ndërkombëtar që operon në të gjitha vendet e rajonit, kemi ndërmarrë njëkohësisht me bankat e tjera simotra një nismë ndërgjegjësuese që transmeton orientimin tonë.
Ne jemi të vetëdijshëm për impaktin tonë social dhe ekonomik, ndaj dëshirojmë të jemi pjesëtarë aktivë të shoqërisë sonë dhe të luajmë një rol më të madh, përtej të qënit vetëm një institucion bankar.

Vetëm ne nuk mund të bëjmë ndryshimin, por mund të sigurojmë shembuj të mirë nëpërmjet iniciativave tona të përbashkëta me partnerë tanët, duke zgjeruar më tej ndërgjegjësimin e publikut mbi këto çështje që ndikojnë të ardhmen tonë. Një ndër ndotësit që ka dhe një përdorim të gjërë është dhe plastika. Për biodegradimin e lirë në natyre të një qeseje plastike nevojiten rreth 4 shekuj, ndaj janë prodhuar 600 000 çanta Eko, të cilat do të shpërndahen falas nga të gjitha bankat ProCredit si një nismë reale për reduktimin e përdorimit të plastikës.

Çantat Eko, me përbërie 100 % pambuk organik, do shpërndahen në rrjete supermarketesh, librari, shkolla, biznese, institucione publike dhe private. Klientë tanët ata të cilët na kanë mbështetur në këtë nismë, duke na dhënë mundësinë që nëpërmjet shpërndarjes së çantave nga bizneset të tyre të arrijmë një masë të gjërë publiku.

Ne mendojmë dhe projektojmë në terma afatgjatë, mendojmë për të nesërmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Ndaj në qëndër të nismës sonë janë fëmijët, e ardhmja jonë.

Për të zhvilluar më tej tek ta kulturën mjedisore kemi organizuar një ditë kushtuar këtij qëllimi. Pjesë e aktiviteteve janë dhe vizita në shtëpinë Ekologjike “Eden”, një orë praktike edukimi mjedisor, pjesë teatrale e luajtur në natyrë, si dhe aktivitete të tjera që nxisin interesin e tyre ndaj mjedisit.

Të gjitha bankat në grupin ProCredit kanë vendosur standarde të larta lidhur me ndikimin e operacioneve të tyre në mjedis. Ndaj në përmbushje të këtyre standarteve, janë kryer investime efiçente të energjisë në njësitë e  biznesit dhe zyrat qëndrore. Gjithashtu këshilliesit e biznesit përdorin në operacionet e tyre të përditshme Makinat hibride Eko, duke reduktuar emetimin e gazeve të dëmshme në atmosferë.
Për të përmbushur sa më mirë nevojat e bizneseve dhe individëve, ne do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në financimin e masave Eko dhe në të njëjtën kohë duke i shpjeguar klientëve tanë përfitimet e këtyre investimeve.

ProCredit Bank, përgjegjës për të ardhmen!