Open Responsive Menu
17 Maj 2015

ProCredit Bank prezanton "Zona 24/7" gjatë aktivitetit "Inovacioni në sektorin bankar"

Në kuadër të Javës së Inovacionit (11-17 Maj 2015) , u organizua dhe aktiviteti "Inovacioni në sektorin bankar". ProCredit Bank, ftuar nga organizatorët e këtij aktiviteti,  Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare  e Bankave, mori pjesë duke prezantuar konceptin e Zonës 24/7.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, bankave tregtare, institucioneve financiare jobanka etj., u promovuan teknologjitë e reja që sektori bankar përdor në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve për klientët e tyre. Nisur nga punimet e prezantuara gjatë takimit, u vu re kryesisht përqëndrimi dhe implementimi zhvillimeve të fundit të teknologjisë në shërbime të reja bankare.

Koncepti për Zonat 24/7, i prezantuar nga Znj. Ardiola Hristic -Anëtare e Bordit Drejtues të ProCredit Bank, ngjalli interes të lartë tek të pranishmit. “Ajo që e bën këtë investim një risi në sektorin bankar, është jo vetëm aplikimi i teknologjive të përparuara, por edhe fokusimi tek plotësimi i nevojave të klientëve tanë për shërbime bankare gjatë gjithë kohës, 24 orë në 7 ditë të javës” - theksoi Znj.Hristiç

Pse ne investojmë në Zona 24/7?

ProCredit Bank- Fokus bizneset SME

Diferencim nga konkurrenca

Vëmendje më e lartë ndaj një shërbimi më cilësor, më të shpejtë dhe aksesi në çdo kohë ndaj klientëve

Përfshirje më e madhe e klientit në kryerjen e transaksioneve, duke nxitur të marrë më tepër informacion për bankën dhe shërbimet bankare që përdor.


ProCredit Bank, Banka juaj partnere !