Open Responsive Menu
22 Prill 2015

Eksperienca e ProCredit Bank në nxitje të ideve të "gjelbërta" inovative të të rinjve.

Edhe këtë vit ProCredit Bank, si një bankë me përqasje mjedisore, u gjendet pranë brezave të rinj, duke vënë në funksion të edukimit të tyre mjedisor eksperiencën e saj në këtë fushë.Përfaqësues të Njësisë Mjedisore në ProCredit Bank, ishin të pranishëm në një aktivitet sëbashku me Qëndrën Mjedisore Rajonale (REC) dhe GIZ-EDEP, të cilët po zbatojnë projektin pilot “Ekonomia e Gjelber”Shqipëri.Grupet e synuara janë studentë të Universitetit Bujqesor të Tiranës dhe trajtohen mundesitë e tregut “të gjelber” dhe nxitjen e kulturës së sipermarrjes tek të rinjtë shqiptarë.

U ndanë me të pranishmit njohuri mbi Sistemin e Menaxhimit Mjedisor si dhe Investimet Eko për Agrobiznesin, gjithashtu dhe shërbimet tona financiare në mbështetje të realizimit të këtyre investimeve.

Nëpërmjet këtyre organizimeve synohet që të arrihet rritja e kapaciteteve të të rinjve në të  kuptuarin më të mirë të parimeve të ekonomisë “së gjelber” dhe rritur ndërgjegjësimin e tyre për çështjet mjedisore.