Open Responsive Menu
12 Shkurt 2015

ProCredit Bank mbledh rreth 100 biznese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për zgjerim të bashkëpunimit rajonal.

Mbajtur nën temën “ProCredit Bank - Mundësi reale për zhvillimin e biznesit në rajon”, takimi zgjoi interesin e rreth 100 bizneseve nga industria e ushqimore të sektorëve të prodhimit dhe shpërndarjes.

Gjatë këtij takimi çdo klient i pranishëm pati mundësi të lidhë kontakte dhe marrëveshjeve, nga prodhues në njërën anë dhe nga biznese që merren me shpërndarje apo shitje në anën tjetër.

Ky takim apo edhe takimet tjera në të ardhmen që do organizohen, kanë si qëllim të identifikojnë bashkëpunimin midis bizneseve duke siguruar që bizneset të njihen me njëri-tjetrin dhe sigurojnë bashkëpunime të reja në fushat për interes të dy palshëm. Ne këtë mënyrë ProCredit Bank synon që ekonomitë e këtyre vendeve të zhvillohen edhe më tutje.

Nga të pranishmit takimi u vlerësua si një mundësi shumë e mirë për mbështetjen e zhvillimit të bizneseve vendase, veçanërisht atyre prodhuese. Aqif Çaça president nga kompania Mireli Shpk, pjesëmarrës në takim u shpreh se: “Tashmë janë të gjitha kushtet që të bashkëpunojnë mes vendeve rajonale. Kishte kohë që mendonim për ardhjen në Kosovë por ProCredit Bank krijoi mundësinë sot”

Bankat ProCredit në Shqipëri, Kosovë Maqedoni janë pjesë e rrjetit prej 11 bankave simotra që operojnë me sukses në Evropën Juglindore, gjë kjo që avantazhon mbështetjen e bizneseve në zgjerimin e lidhjeve në rajon.

Vitin e kaluar grupi ProCredit filloi me organizim e të tilla aktiviteteve dhe ky takim është i katërti në rajon organizuar nga Bankat ProCredit.

ProCredit Bank, banka partnere e biznesit !